Home

       I nderuar lexues, lexoni ne kete faqe disa poezi te zgjedhura te Petraq Kolevices.

Per me shume poezi dhe proze te Petraq Kolevices klikoni ne butonin majtas "Librat online".    Aty mund te lexoni te plota "Te korrat e vona" me vepren e tij te plote poetike origjinale,     "Kam njohur sy, o, ata sy" perkthime nga rusishtja, "Poezi gjermane dhe austriake",  "Arkitektura dhe diktatura", "Me Mitrushin" dhe "Lasgushi me ka thene".
 
Ne faqen "Librat online" mund te shkruani dhe pershtypjet ose mendimin tuaj per librat e lexuar. Kete mund ta beni sipas deshires duke lene emrin tuaj ose ne menyre anonime.
Lexim te kendshem.
         

 

ECI RRUGES CALE-CALE

Eci rruges cale- cale,
Nen sqetull- canten me poezi,
Kerkoj dike te fias nje fjale,
Kerkoj, si Diogjeni, nje njeri.

S'e gjej e kthehem cale- cale
Te hy ne qypin tim - shtepi,
Atje do mund te flas nje fjale
Me ty e embla poezi.

 

LOTET

Po edhe ne sjell keto vargje qe pata
S 'i sjell per fitime ne tregun e zi
(Ne treg te genjeshtres, qe sot ben kerdi)
S 'me duhen levdata, as pare te thata,
Per vargjet qe thurra me lotet e mi.

 

 

 

 DIKTATURA

VARGJET E MIA

Vargjet e mia
Vargje te lira.
Ku jane shkrire
Zerat e zemrave.
Vargjet e mia
Vargje te dlira
Kacuba te shpendrave,
Te mbira
Permbi germadhat e enderrave ...

 

 

 

NOCTURNE

Tani, kur tere bota fle,
O shpirti im, perse rri zgjuar?
C'te ngre keshtu ne shtrat sa bie.
Sikur me gjemba eshte shtruar?

Me dhembin plaget, plaget, bre!
Qe diteperdite jane shtuar,
Per kete popull qe po fle
Keshtu, verbuar e shurdhuar

 

 

 

MURET PREJ BETONI

Qytete dhe Shtete dhe dete
Rrethoni me mure betoni
Dhe shpesh enderroni nga froni
Nje fat Faraoni per vete.

Qytete dhe Shtete dhe dete
Rrethoni me mure betoni
Dhe njerez flijoni sa doni
Dhe cmoni dhe mbroni skelete.

Qytetet dhe Shtetet dhe detet
Rrethoni me mure betoni,
Sundoni me gjak, si Neroni.
Liria po stepet, po s 'jepet.

Qytetet dhe Shtetet dhe detet
Rrethoni me mure betoni;
S 'ka vrime prej nga te shpetoni,
Kur brenda te bien termetet.

Qytetet dhe Shtetet dhe detet
Rrethoni me mure betoni ...
Tirane, qe vini dhe shkoni,
Per turp do t'ju mbeten portretet!


RADHA


Radhe.
Radhe.
Radhe.
Refren i perditshem i jetes.
Jete e ngrysur ne radhe,
Radhe me njerez te ngrysur,
Femije, qe sterviten ne radhe,
Te rinj, qe rriten ne radhe,
Gra, qe perfliten ne radhe,
Burra, qe merziten ne radhe,
Pleq, qe sfiliten ne radhe.
Ne radhe,
Ne radhe,
Ne radhe,
Rri njeriu i zi
Ne te ftohte,
Ne ere,
Ne shi.
Rri pret si qen
Dhe ciknen ndjen
Gjer ne kerthize.
Dhe pyet nje
E dy
E tre:
"Do mbetet valle dhe per ne ·
Gjize?

 

VITET QE VIJNE

Kaq u shtuan poshtersite,
Kaq u rriten marrezite,
Kaq na mbyten ligesite,
Sa kam frike se nje dite,

Kur dhe ne te shohim drite,
Kur te hapen krejt kufijte,
Oh, kam frike ate dite,
Ikjen e gjithe njerezise!

Do te lene mall' e gjene;
Do braktisin babe e nene
E s 'do kthejne koken prapa,
Po do ikin me te vrapa

Larg qytetit, larg shtepise,
Larg, me larg prej Shqiperise;
Larg, me larg kesaj se mjeres,
Sikur ikin prej koleres ...


KENGA E KEMBEVE

Mengjese te mjegullt.
Hapa te crregullt.
Kembe, qe nxitojne,
Qe ne pune vene,
Qe ne pune cojne
Trupa
dhe krahe
Dhe koka, qe flene.
Mengjese te mjegullt,
Hapa te shrregullt,
Kembe, qe nxitojne,
Me kyce te buhavitur,
Me muskuj,
Me damare,
Permbi lekure ngritur.
Kembe te holla, te holla,
Si njera tjetra,
Thembra si sholla,
Corape te rena,
Kepuce te vjetra,
Me taka te ngrena ...
Mengjese te mjegullt,
Hapa te crregullt,
Kembe qe nxitojne
Dicka te arrijne,
Kembe, qe s'duan t'iadijne
Prej te ftohtit,
Shiut,
Shqotes.
Kembe, qe baltra cajne,
Kembe te Atlaseve, qe mbajne
Globin e mundimeve te botes

 

GRATE E NDERTIMIT

S 'i njihni ato vajza, ato gra,
Teknike ndertimi?
Po t'i njihnit do t'i shikonit
Tek vene e vijne me makinat e betonit,
Tek nxitojne me kembe, me biciklete,
Me vete, nje cante dhe nje tog flete,
Nje leter kopjativ, qe canten u ka zhyer,
Diku, ne cep- nje kreher,
Nje cope pasqyre e thyer.
Ne fund te cantes u ka rene
Mengjesi, mbeshtjelle ne gazete,
Mengjesi,
Qe shpesh u mbetet i pa ngrene.
Gjer ne dreke ...
S 'i njihni ato vajza, ato gra,
Teknike ndertimi?Ja!
Tek vene tutje tehu permbi skele,
Ja!
Tek jane futur ne balte gjer ne gju
Duke matur themele,
Ja!
Tek punojne edhe te diel
U eshte regjur lekura
Ne shi e ne dielL.
Ejani!
Ejani t'i njihni, pra,
Ato vajza, ato gra,
Teknike ndertimi.
Ja!
Ne, supe - pesha te medha.
Ne gjokse- zernra te medha,
Motra i kam, Me kane vella

AUTOBUSET

Autobuset e mengjesit

-Autobuset urbane -
Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane,
Gra, qe cohen ne mengjes
Me te lodhura se ne mbremje.
Gra, qe shtyhen per femijet.
Femije, qe shtypen ne barkun e tyre.
Gra, me zernra te thyera,
Zemra, ku endrrat e vyera
Varen si lecka te shqyera.
Gra, te reja,
Te veja,
Te moshuara,
Gra te munduara,
Te punuara,
Gra, qe jeta u shkon huq,
Fytyra te derrmuara,
Laturisur me te kuq ...
Autobuset e mengjesit
-Autobuset urbane -
Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane
Burra, qe mbartin neper net
Mendime kapites.
Burra, qe mbytin me femet
Mendimet e dites.
Burra, me zemra te gjera,
Zemra, ku ndryhen te tera:
Klithma
Dhe dridhma
Dhe zera.
Burra, me buze te mberthyera,
Me nofulla te shtrenguara.
Burra, me endrra te zhgenjyera,
Me brenga te mbuluara
Ne gjokset si shpella,
Fytyra te parruara,
Me rrudha te thella ...

 


DAMARET E PRERE


Burrin ma futen ne burg,
Per politike denuar,
E cuan ne Vurg,
Me pune te detyruar ...
Dhe erdhen
Babai,
Vellai,
Daja,
Me thoshin te kthehesha ne shtepi,
Me thoshin burrin ta ndaja.
Femia me qante ne gji,
Une, gjithe naten qaja.
Shefja e kuadrit pastaj, me tha:
"S'mund te te mbaj.
Ndahu! Ne do te qendrosh,
Ja po do shkosh
Ne pune krahu.
" S 'me mbante vendi ne shtepi,
S'm a shkelte prakun asnjeri,
Vec;se mamaja.
Femia me qante ne gji,
Une, gjithe naten qaja.
Dhe sot ne mengjes
Damaret nisa t'i pres.
Doktor! S 'me duhet ky kujdes.
Nuk dua gjakun te ma ndalin!
Ju lutem, lermeni te vdes.
Kujdes me kini djalin ... ,'

 


VAJZA E REPARTIT TE QENDISJES

Ajo qendiste permbi pelhure.
Ajo s'qendiste per vete kurre.
Ajo qendiste.
Degjonte.
S 'fliste.
Ajo qendiste dhe endrra stiste.
Ajo qendiste, por asgje s'priste.
Ajo c'qendiste do desh ta griste.
Ajo qendiste.
Ajo qendiste
Dhe here - here
Nje lot i shkiste.

 

POEZI LIRIKE

 

Petraq Kolevica me bashkeshorten Edith, e cila e ka mbeshtetur ne castet e

veshtira te jetes dhe pa te ndihmen e te ciles nuk do kish qene i mundur

botimi i shume librave.

TI

Ne keto dit' e keto nete,
Kur po kaloj neper termete,
Kur m'iu vu shkelmi gjith nje jete,
E vetmja Ti perkrah m'u gjete,
E dashur qe, e dashur mbete,
Gelltite lotet ne vetvete,
Me hodhe krahun ... U mbeshtete ...
Atehere ndjeva me gezim,
Se jeta prape kish kuptim.


SYTE

Nje dite ndoshta s'do t' te shoh
Mund ti humb syte qe te dy
Po, brenda meje, domosdo
Do te te shoh perhere ty
Ti mos ma shih nje lot ne sy


MERRMA DOREN
 
O, merrma doren dhe shtemgoma,
Ta ndiej me fort qe te kam prane.
Si n'ato vite qe me s'jane,
Kur celen lulet qe u thane.
Po, ne, ne shpirt, na mbet aroma

 

VIT E PERVIT

Vit e pervit,
Me nxit,
Po shkunden flete kalendari,
Por ti si ishe je
Dhe une po i pari;
Ashtu te shoh,
Ashtu me sheh,
Veshtrimet na perpiqen
Si gur zjarri.
Acari fryn e shfryn
I shtyn te mblidhen rete,
Debora qete-qete
Mbi ne po bie.
Po ti si ishe je
Dhe une po i pari.
Zjarri,
S 'u shua zjarri.
Tufane le te fryjne,
Debore rente, rente ...
Ne zemrat s'mund te hyjne,
Se ti si ishe je
Dhe une po i pari.

 

 

 

E DIEL E TRISHTUAR

Po varet shelgu gjer perdhe,            
Atje ku lumi ngjan se fie
E s 'shkumezon,
Es'gurgullon,
Por pasqyron nje qiell pa re.
I vetem ndejta
Dhe heshta, dhe heshta ...
S 'te duket se vjeshta
Tani po mbaron;
Te ngjan se pranvera afron
E Maji fillon te cele.
E diel,
E diel e trishtuar ...
Mendohem,
Kerkoj te kujtohem
Ku kam per te shkuar,
Po zemra e di:
S 'e pret asnjeri!
Ungrys.
U rrokullis dhe kjo e diel,
Si gjithe te tjerat kane shkuar
Dhe ja, serish,
Agimi neser do te cele;
Por do te desha fort te ish
E diel e fundme e trishtuar ...

 

 

NENA

C‘me ndritka hena te krevati!
S'm'u fjetka sonte, po rri qete
Veshtroj ne qiell si enden rete
Gjer treten tej nga Rozafati.

Mesnata ngjan se ka kaluar
Por, perkundrejt, nje foshnje qan.
U ngrita, shoh sesi e mban,
Si e perkund dikush ne duar.

E ema qenka. I jep gji.
Dhe lehte-lehte i kendon,
E perkedhel, e ledhaton
Dhe e shetit neper shtepi.

Femia fjeti. E mbulon
Kjo nene e dhembshur me kujdes
Ndersa se largu nje kendes
Afrim mengjesi lajmeron ..
.
Mendoj mbeshtetur ne ballkon,
Ndersa venitet drit'e henes:
Sa borxh te madh i kemi nenes,
Nje borxh qe kurre s'e kerkon.



 

 

DALLENDYSHJA

Fluturo, dallendyshe,
Fluturo!
Shume shoqe te shkuan me pare,
Shko dhe ti me ato,
Mos qendro
Permbi lisin e thare.
Lisi, qe mbi supe te mban,
Tek ti sheh ato hire,
Fshan
Dhe i kerrusur qan
Me lote te rende reshire.
Shko, pra, dallendyshe,
Fluturo
Tok me shoqet, qe shkuan me pare.
Lere lisin e thare
Atje,
Me gjoks e me zemer te care.
Dhe ne takofsh ndonje re,
Lutju,
Lutju t'i hedhe nje rrufe
Edhe t'i vere zjarre!

 

FOTOGRAFITE

Albumin me foto shfletojme nje dite
dhe shohim gjith' jeten te mbetur nga pas;
tek dalin fytyra me syte plot drite
tregojne sa shpejt na pat ikur te rite
dhe zemra na dhemb, por ndjejme dhe pak gaz.

 

 VEGIMI

Do shkojne vitet me te shpejte
Po do me shfaqet ky vegim:
Ajo - e heshtur dhe e zbehte,
Ai-i zhytur ne trishtim.

Dhe rrinin, rrinin te harruar,
Sikur nga bota ishin ndare.
Ajo - me floke te leshuar,
Ai- me pamjen aq te vrare.

Po njeri-tjetrit asaj ore
I ndiznin zjarrin e pasosur,
Ajo - me pamjen engjellore,
Ai - me zemren e vrerosur.

Do shkojne vitet me te shpejte
Po do me shfaqet ky vegim:
Ajo - e heshtur dhe e zbehte. '
Ai - i mbytur ne trishtim.

 

DET DASHURIE

Do t'i kujtojme keto net
Dhe keta yj e kete hene,
Dhe kete det qe sikur flet
Ndoshta mbas shume e shume vjet,
Kur jeten pas ta kemi lene ...

Dhe s'do na vije keq aspak
Qe rrodhi jeta e pakthyer,
Se koha zemren nuk e plak,
Se zemra prap do kete gjak
Dhe dashuri te paperlyer.

 


E DASHUR, FLI

E dashur, fli,
E qete,
Mos shih endrra.
Do gdhihet perseri
Dhe perseri do vij;
Ne rrugen per tek ti
S 'do mbije kurre shpendra.
Ti fli, e dashur.
Fli.
Dhe mos shih endrra ...

 

DHE PAK PRANVERE

Ta pime nga nje gote vere
Per jeten tone qe shkon nga fundi
Se, dimer vjen e po fryn ere
Dhe jetes sone gjethet ja shkundi

Por esht'e bukur pem'e zhveshur
Keshtu me bore e mbuluar
Tek rri e qete dhe e heshtur
Se pret pranveren e bekuar

Pra mbushna gotat dhe nje here
Sepse kam qejf kur i perplas
Se ka per ne dhe pak pranvere
Prandaj, ta presim buzagaz.

Te kjo pranvere, mbi lendine
Do rrime shtrire si njehere
Dhe do kujtojme dashurine
Ne me te bukuren pranvere

Do rikujtojrne dashurine
Dhe gjithe c'gezirne na pat fale
Ndersa kujtojrne lurnturine
Si flutur shpirti le te dale.

Teksa flatron e bardha flutur
Lart e rne lart, ku yjet rrine
Prej jetes sone te keputur
Do rnbijne lule ne lendine.

N'ate lendine do te rrine
Te rinj te tjere ne pranvere
Dhe do shijojne dashurine
Ashtu si ne te dy njehere.

 

SIRENA

Kendon sirena dhe noton,
Se lundren do te ndale.
Rri Odiseu e degjon
Dhe dot s'i flet nje fjale.

Rri Odiseu dhe duron
Pas lundres i mberthyer,
Pa zemra ngrihet e lufton
Me brinjet, per t'i thyer.

Therret sa ndihet breg me breg
Po shoket s'i pergjigjen.
Atje, i lidhur ne direk,
Nga !otet syt' i digjen.

Largohet lundra dhe humbet
Ne detine pa ane;
Hesht Odiseu. Rri e s 'flet
Dhe shoket s'i do prane.

Del hen' e plote lart mbi mal
Dhe permbi rete hip,
Siren' e vogel qan ngadal,
Me lotet detin krip.

Dhe Odiseu, i merzitur,
I mbetur lunderthyer,
Shtrengon te zemra e zhuritur
Nje kenge aq te vyer.
 

ARUSHA E MADHE

Ne rrinim tok dhe shihnim yjet
Konstelacionet nje nga nje,
Arush' e Madhe tund te kryet
Na pershendeste gjithenje ...

Arush 'e Madhe sonte s' duket.
Te falat si t'ia coj asaj?
Ajo, e vetme, ne shtrat struket
Dhe ndoshta njomjastek'ne saj.

Kaq teper pak qe rrime ndare
Dhe ngjan se shkuan vjet e mot.
Ajo kush e di se sa ka qare,
Un' bej te fle po nuk fle dot.

S 'fle dot dhe dal te flas me yjet,
Konstelacionet nje nga nje.
Arush' e Madhe del, tund kryet,
Sikur me pyet per ate.

 

Petraq Kolevica me familjen ne 80 vjetorin e lindjes

 

 

Me shokun e tij Aleko Minga

VULA E DASHURISE

U puth, u perqafua,
Me nenen, me babane.
U ndane ...
Tek dilte,
Porten puthi menjane.
Me burrin perkrahu
Iken larg Shqiperise.
Iken, iken ata.
Mirupafshim mama!
Dy buze te kuqe la
Te porta e shtepise
Vulen e dashurise.

 

NDOSHTA POEZIA E FUNDIT

Dhe ndoshta, moj vajza, ne qafe ju mora;
Dhe ndoshta, moj grua, do mbetesh e ve;
Dhe ndoshta te gjitha, te gjitha i bora,
Po ja qe i donte i mjeri Atdhe.

Do mundnit te rronit te qeta, te qeta,
Te shkonit nje jete plot gaz e hare,
Pa ja qe qellova poet, moj te shkreta.
Familja e poetit gezimet s'i njeh.

 

 

SHOKUT TIM A.M.

Ne pleq qe s’u plakem ne shpirt e ne zemer
Nga jeta qe shkon, do na mbetet nje emer
Do mbetet nje gjurme e thelle mbas nesh
Qe s’mundin ta fshine as shi as rrebesh


GJIMNAZI I VJETER

O, sa larg kam mbetur nga gjimnaz' i vjeter!
Sa doja ta shihja dhe nje here tjeter
Por, tani po flene te gjithe profesoret
Shume shoke klase s'jane me, te gjoret.
Sot ne kopsht kujtimesh bredh e i shtyj oret.


LIBRAT E HEDHURA

I  hodha kaq libra te shkolles sime,
Te vjetra, te prishura, por, plot kujtime
Prej tyre me lindnin kaq shum' enderrime
Qe jeta e ashper i deboi perngahera
Ah! Libra te shkolles ne malin me plehra.

 PLAGE SHQIPTARE

DUAM SHQIPERINE SI GJITH’ EVROPA!

Therrisnin te rinj e pleq me shkopa,
Therrisnin gra te dobeta me gjokset si gropa,
Therrisnin nuse te zbehta me foshnjat hopa,
Therrisnin burra, gra, me jeten copa-copa,
Therrisnin ata, po s' i degjonte Evropa.


NE RADHE, TE PENSIONI

Ne radhe cdo muaj te marrin pension,
Ne radhe cdo muaj ndonjeri mungon,
Si rrine ne radhe me shkopin mbeshtetes,
Me radhe, me radhe largohen prej jetes,
Peselekeshet mbetur ne xhep te xhaketes.


PISHAT NE GJINAR

Per pushime shkonte Fori
Tok me nipat ne Gjinar
Fori fle tashme i gjori
Amerika nipat mori
Pishat digjen ne Gjinar.


NJE GJYSHE

Figurat me ngjyra ne televizion,
me zera te c;jerre perrallisin ca perralla
femija shikon, por fort pak shijon,
femija do perralle prej gjyshes se gjalle.
Ah! gjyshe per perralle, gjen rralle e me rralle.


ME NGA NJE GOTE BIRRE

Dy pleqte po pine nje birre me shkume,
ajo me pak, ai me shume.
kujtonin tok nje dite fejese,
te mbetur larg ne prag harrese.
tek pinin shihnin enderra shprese.

 

FËMIJA I VARFËR

Ai që parvjet nuk vete në shkollë;
I vogël, i varfer, i veshur kaq hollë,
vërdallë vete, vjen e shet cigare.
E ëma e pret t’i çojë do pare,
i ati e ka harruar për fare.

 

KAMARIERI

Djaloshi, kamarier në kafene,
mbarova juridikun - më tha dje.
Mbarova po, ja, mbeta këtu se...
Ç’t’i thoja djalit? Ngela sy përdhe
më vajti në kurriz ajo kafë

NUMRI I TELEFONIT

Dje prisha nje numer telefoni,
Nje miku im na la ...
Sot prisha nje numer tjeter,
Nje shoku im i vjeter,
Me grua, me femije,
Me iku ne Kanada.
Kur do te vije?
Nuk vij, me tha,
Po do te te shkruaj leter.
C' e dua letren, vella?
Harrome dhe ti
Posi femijet e tu
Qe s' do te vine me ketu.
Dhe po te vine, ata,
Do flasin gjuhe tjeter
s 'do te me thone me
Xhaxha ...


DEBORE

I huaj ne vend te huaj,
As vete s 'di pse vuaj
Ne mendje cfare s'bluaj!

Debore bje, debore bje,
Si ne qytetin tim,
Po s'di perse ne shpirt me shtje
Kaq teper deshperim.

Debore bje dhe era ngreh
Shtellunga fluturim.
E shoh me nge si dikur, dje,
Dhe ndjej kaq mallengjim.

Debore bje dhe gjithcka fle
Si n' enderr pa mbarim,
Po zemra rreh si ergjele
Qe rend e s'gjen shpetim.

 

B REZI NË IKJE

Dhe brezi ynë po shuhet ngadalë...
Po ikim të heshtur e të pafjalë.
Po ikim me mallin për të punuar,
për gjithë sa lamë të pambaruar.
Ah, brezi ynë, brez i mundua

 

MOLLA T’KËPUTUNA

Molla t’këputuna nji deget,
dy qershija lidh n’nji rfan’,
ato dy motra n’kufit e geget
i rrëmbyen disa rufjanë,
për pun’ të ndyta, detit m’at’an

SHEN MARIA

E shoh kudo, ku ka semafore:
Nje grau e gjore
Me lecken ne dore,
Foshnjen ne krahe
Permes makinave shkon,
Vrapon,
Nget.
Xhama pastron,
Shikon, s'flet,
Pret t'i japin gjesend.
Po drita e blerte ndricon
Dhe lume veturash vershon.
Ajo qendron ne vend,
Nje monument i perkore:
Grua me lecke ne dore,
Me foshnje ne krah.
Grua pa burre,
Foshnje pa baba.
Ku fle?
Ku ha?
Ku rri?
Shen Mari
Me foshnje ne gji,
Mes kater udhesh,
Ne Shqiperi ...


DEBIMI

E debova qenin e merdhire
Qe rrinte shtrire
Te porta ime.
Ngadale, ngadale,
I dobet,
cale, cale, te ikte u c;ua.
Te mund te fliste ndonje fjale
C 'do teme thoshte mua?
Hyra ne shtepi.
U ula te rri,
Po s'mundja qe s'mundja ta harroja.
C'bera! C'bera! - thoja.
Dhe dola perseri
Ta ndaloja, ta ledhatoja,
Po ai kishte kaluar udhes permatane.
Makinat shkonin me furi
Ta shihja me s'me Iane ...
Bobo, - thashe,- bobo!
Keshtu i debojne kudo,
Ne cdo ane,
Keshtu i debojne dhe njerzit tane ...

 

DHURATA E MËRGIMTARIT

Lejlek të praruar me nj’emër në sqep
e mbante ajo zbukurim përmbi bluzë
- Dhurat’ e atij që e puthi në buzë -
në vjeshtë lejleku shtegtoi po pastaj,
u vra e s’u kthye mbi bluzën e saj

 NJË ZË NË TELEFON

Më telefonoi një shoku im
Prej vitesh larg e më larg, në mërgim.
Dhe fliste. Fliste me aq mallëngjim.
S’më lënë lotët - tha - të flas i qetë
S’i mbaja lotët dot as unë vetë.
  

 

 Portret nga miku itij, arkitekti dhe piktori Ilir Fico