Page 15 - My FlipBook
P. 15

Republikë e vdiq si Mbretëri, veçanërisht në vitet 1930-
1940, nëpër qytetet tona kryesore u bënë ndërtime nën
frymën e arkitekturës protomoderne, e cila kishte filluar
të përhapej në Europë. Kështu mund të përmendim
godinat e bankave në Korçë e në Tiranë, hotelin “Dajti”
etj. Vlen të përmendet në këtë kohë arkitekti Qemal Butka,
që projektoi Bashkinë e Korçës. një kopësht fëmijësh në
Tiranë. që fatkeqësisht u prish, si dhe banesën e tij, ku
është i pari që futi me sukses elementë të arkitekturës
kombëtare në arkitekturën e kultivuar. Nuk duhet harruar
as shoku i tij, arkitekti austriak, që bëri plot ndërtime të
bukura në Sarandë.

           Pushtimi fashist italian, ndonëse i shkurtër e në
gjendje lufte, për interesat e veta e me synime koloniale.
bëri ndërtime deri atëherë të panjohura në Shqipëri
Kështu p.sh. u ndërtuan të parët blloqe banesash 3-4
katshe me apartamente, godina e Kryeministrisë
Kompleksi i sotëm Universitar dhe Materniteti në Tiranë.
Nuk duhen harruar as vilat nazike që u ndërtuan në
Tiranën e re para e gjatë atij pushtimi, e as ndërtesa e
kishës katolike

       Megjithëse në ndërtesat qeveritare të ndërtuara
gjatë pushtimit ndihej fryma e stilit të arkitekturës fashiste
të Piacentinit, në përgjithësi u bënë ndërtime të bukura,
me arkitekturë moderne, me materiale veshës e punime
të cilësisë së lartë. Gjithashtu. në vitet e para të pushtimit.
kur u zhvillua tregtia dhe shumë njerëz shkuan në Itali e
gjetiu, panë ndërtimet e reja të atjeshme, gjë që e forcoi
edhe më shumë shijen e popullit pro arkitekturës moderne
aq dhe si mundnin ta kuptonin intuitivisht ata njerëz.

           Kështu, viti 1945, e gjeti popullsinë qytetare
shqiptare, veçanërisht atë të shkolluar, me një shije
relativisht të formuar pro arkitekturës moderne, racionale.
funksionale.

       Intelektualët, që kishin studiuar në vendet kryesore
të Evropës dhe ishin kthyer të punonin në vendlindje,
dinin t'i çmonin ndërtesat si hotel ‘ Dajti ”. Banka e
Materniteti në Tiranë dhe ato mbetën për shumë kohë
njësi matëse krahasimi në gjykimin e vlerave arkitektonike
të ndërtesave të mëvonshme.

           Ndërkohë filloi ndryshimi i sistemit shoqëror.

12
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20