Petraq Kolevica

          Petraq Kolevica, lindi ne Korce me 11.01.1934, kreu shkollen fillore dhe gjimnazin ne Korce. Gjimnazi i Korces ishte pasardhes i Liceut francez dhe disa nga profesoret e meparshem vazhdonin te jepnin mesim atje. Nder te tjera ishin keta mesues qe ngjallen tek Petraqi interesin dhe dashurine per artin e sidomos poezine. Ne ate kohe pati kontakt dhe me piktoret Vangjush Mio e Vangjush Tushi qe ndikuan shume ne formimin e tij.
Studimet per inxhinieri ndertimi i kreu ne periudhen 1952-1957 ne Universitetin politeknik te Tiranes.
 
Punoi shume vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjate gjithe veprimtarise si arkitekt ai u mundua te projektonte ndertesa moderne dhe funksionale. U kritikua shume here per ndikime te huaja nga partiaket e asaj kohe. Mbas nje fjalekembimi me Enver Hoxhen ne ekspoziten „Shqiperia Sot“ u dergua per te punuar si teknik ndertimi ne Valias. Qe nga ajo kohe pothuajse nuk punoi me si arkitekt. Jeten e tij si inxhinier dhe arkitekt e ka permbledhur ne librin „Arkitektura dhe diktatura“.
 
  Qe ne rinine e hershme interesohej per poezine. Ne vitet 60-te botoi perkthimin e poemes „Demoni“ te Lermontovit, qe u prit shume mire nga lexuesi i atehershem.
 
Ne vitin 1986, botoi librin me perkthime nga gjermanishtja „Poezi gjermane dhe austriake“
 
Eshte i vetmi qe ka perkthyer poezi klasike japoneze, ndonese jo nga origjinali.
 
 Ne kohen e demokratizimit te Shqiperise kontribuoi si deputet ne parlamentin e pare pluralist te Shqiperise dhe si pjestar i keshillit bozues te gazetes „Rilindja Demokratike“.
Ne vitet me mevonshme, per shkak te nje semundjeje te rende, ai u terhoq nga politika aktive por ka shfaqur shpesh mendimin e tij ne gazeta te ndryshme.

Ne vitin 1992 u botua vellimi i pare me poezi „Kenge nga koha e keqe”. Poezi te shkruara me pare prej tij por te pabotuara deri atehere. Kuptohet per aresye te permbajtjes.

Me vone botoi dhe vellime te tjera me poezi. Se fundi ne 2013 permblodhi poezite e tij origjinale ne dy vellimet “Te korrat e vona”.

Te rendesishme ne krijimtarine e tij jane edhe librat per Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, te cilet i pati njohur personalisht dhe e lidhte nje miqesi e ngushte.

Librat "Lasgushi me ka thene" dhe "Me Mitrushin" si dhe disa libra te tjere mund te lexohen ne kete faqe interneti nen butonin "Librat online".

Ky jeteshkrim ka per qellim te jape momentet kryesore te jetes plot tallaze te Petraq Kolevices, e cila eshte pasqyruar me mire se kudo ne poezite e tij.