Page 72 - My FlipBook
P. 72

Jeta ëshitë e shkurtër, po sa e shkurtër është
aq është dhe e rëndë. Lindim me të qarë, rri-
temi duke qarë, humbin nënën, babanë, të afër-
min, shokun, shoqërinë, humbin të da-
shurën, dashurinë humbim rininë, jetën, shpre-
sën.. .

    Për të gjitha këto dhimbje njeriu kërkon një
ngushëllim, një kënaqësi. Dhe këto i gjen te arti.

    Prandaj misioni i artit është të na japë një
kënaqësi estetike që qëndron përmbi të gjitha
këto mizerje të jetës.

    Këndojmë një poezi, shikojmë një pikturë, dë-
gjojmë një simfoni dhe kënaqemi! Jeta na ëm-
bëlsohet, na bëhet e dashur, e bukur...

    — Por këtë nuk e ndjejnë të tërë njerzit,
prandaj dhe arti nuk është për të gjithë njerzit.
Është për ata shpirtrat e lartë, që e ndiejnë. Të
tjerët gjejnë të tjera kënaqësi. Hanë, pinë, vi-
shen, dëfrejnë dhe kënaqen. Arti nuk është ptr
ata. Ata ne nuk i shajmë, as nuk i përçmojmë
sepse nuk e ndjejnë apo nuk na e duan artin. Nuk
është faji i tyre se arti ëishtë për shpirtra të
tjerë, të lartë, me të tjera kualitete.

    Arti është për një pakicë njerzish, për nië
elitë të zgjedhur shpirtrash të lartë. Ja, të ma-
rrim poezinë, atë më të mirën: Pjesa më e ma-
dhe e njerzve as që e dinë se ekziston. Një pje-
së e ka dëgjuar, por nuk e Ea lexuar.

     Një pjesë e di, e lexon, po nuk e ndjen, nuk
e kupton dhe e harron. Një pjesë fare e vogël e
e di, e lexon, e mëson, e persërit dhe kënaqet

70
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77