Page 74 - My FlipBook
        P. 74
     ngahera varrimet e bujshme, me kallaballëk. "
    Dikur kam shkruar se Pogradeci që ka bij të
vetët të mëdhenjtë Lasgush e Mitrush, mund të
quhet VVeimari shqiptar. Mirëpo VVeimari e ka
ngritur prej kohësh monumentin e Gëtes e të
Shilerit. Pogradeci, kur do ta ngrerë monumentin
e bijve të tij të mëdhenj?
    Ajo që ka m betur nga Lidhja e Shkrimtarëve
dhe Artistëve të Shqipërisë apo, Lidhja e Cunguar
e Shkrimtarëve dhe Artistëve të vendit amë, me
rastin e tridhjetëvjetorit të humbjes të njerit prej
themeluesve të saj, i vuri ndonjë buqetë me lule
te varri? Po varrin ia di ndonjëri nga kryesia e
saj?
    Po ndonjë mbledhje përkujtimore (pa coctail)
organizoi?
    Po dale, se pyetjet nuk mbarojnë. Me lejë, më
fal:
    Cila shkollë, diku në këtë vend, mban emrin e
M itru sh it?
    Cila shtëpi botuese? Cila rrugë? Cili shesh?
    Cili skulptor i ka bërë ndonjë bust?
    Cili piktor i ka bërë portretin?
    Me rastin e tridhjetëvjetorit të vdekjes, iu dha
ndonjë titu ll, urdhër apo dekoratë? Ishin
mbaruar?!
                                                                                             71





