Page 132 - My FlipBook
P. 132

PETRAQ KOLEVICA

     PAK FJALË MBI HAJKU-N
      Edhe Hajku është një formë e veçantë e poezisë japoneze e
përbërë prej një strofe me tre vargje. Fillimet e Hajkut janë aty nga
shekulli i gjashtëmbëdhjetë. U zhvillua në shtresat e ulta të
shoqërisë japoneze të asaj kohe.
      Hajku është, para së gjithash, të dish të shprehësh sa më shumë
ndjenja e mendime me sa më pak fjalë. Poeti, vetëm sa e ngacmon
mendimin e lexuesit, i jep drejtimin duke i lënë fushë të hapur
fantazisë së tij.
      Përdorimi i formës poetike të Hajkut na duket gjithashtu se i
shkon më mirë përshtat tematikës që jemi përpjekur të trajtojmë.

                                       130
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137