Page 289 - My FlipBook
P. 289
Petraq llo Kolevica, a rk ite k t,
përkthyes e shkrimtar, lindi në Korçë
me 11.01.1934. N ëvitet 1952-57, kreu
studim et e larta në Fakultetin e
Inxhinierisë së Ndërtim it në Tiranë.
Nuk ka kryer ndonjë shkollë gjuhe apo
le të rsie , por fa lë p rirje ve dhe
studim eve të veta mundi të zhvillojë
një veprim tari m iafttë begatë letrare
duke filluar me përkthim et e poezive. Qysh ,ur ishte student filloi
përkthimin nga rusishtja të poemës "Demoni" të poetit të shquar
rus M.J.Lermontov, që u botua në vitin 1961. Në vitin 1986 botoi të
parën antologji në shqip të poezive gjermane. Në vitin 1989 botoi
të parën dhe deri më sot të vetmen antologji të poezisë japoneze.
Më 1998 dhe 2000, u botuan respektivisht librat me përkthim e
poezish nga gjuhët origjinale "Kam njohur sy, o, ata sy" (poezi
ruse) dhe "Poezi gjermane, austriake, zvicerane”. Në vitin 1997
botoi përkthim in nga gjerm anishtja të librit në prozë "Letra gruas
sime të vdekur". Më 1992 botoi për herë të parë veprën me
shkrim e origjinale në prozë, librin "Lasgushi më ka thënë" Më 1993
botoi librin me poezi origjinale të titulluar "Këngë nga koha e keqe".
Më 1997 botoi librin "Arkitektura dhe diktatura" Ky libër u botua me
disa plotësim e në vitin 2004. Më 1997 botoi librin "Me M itrushin"
Më 1999, botoi librin "Kështu ngjitesh tek yjet", ku përm blidhen
përshkrim e nga jeta e shkrim tarëve, piktorëve skulptorëve,
arkitektave etj., të shquar shqiptarë dhe botërorë. Më 2000, botoi
librin me poezi "Të korrat e vona". Më 2002, botoi librin
"Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje" ku jepet një vështrim
kritik mbi krijim tarinë poetike të këtij. Më 2000, botoi rom anin "Kuja
e kohës" me motive nga vështirësitë në punën e kuadrove të
projektim it e të ndërtim it në kohën e diktaturës kom uniste në
Shqipëri. Më 2002, botoi rom anin "Varri i fshehtë" i cili, nga
përm bajtja dhe m ënyra e të shkruarit, është i pari i këtij lloji në
letërsinë shqipe. Më 2003 botoi librin me poezi origjinale “Zëri që
thiri në shkretëtirë”. Me poezi origjinale janë dhe librat “Tanka të
hidhura” (2005) “Plagë shqiptare” dhe “Tinguj lirikë” (2008).
ISBN VllSbOMflS-X
Çmimi 700 lekë

