Page 7 - My FlipBook
P. 7
f-
HYRJE
Kam bërë një gabim që letërsia dhe kul-
tura shqiptare s’duhet të ma falin.
Pata miqësi pothuaj dhjetëvjeçare me Mit-
rush Kutelin.
Ai-mjeshtër i njohur, në moshë të pjekur.
Unë — një djalosh i ri që vraponte pas muzave,
por që ai, me zemrën e tij të madhe, gjithmonë
më ngrinte e më vinte pranë, në vendin e sho-
kut.
Kam kaluar plot orë të bukura e të vlefshme,
në atë dhomën e tij të vogël me një tavolinë
në mes përplot me libra dhe me makinën e
shkrimit...
Tek ajo dhomë gjendej edhe për mua, përherë.
një karrige e lirë. Vija shpesh. Me aq sa gjy-
koja atëherë edhe rezervohesha në vizitat, se
e dija që do t’i merrja nga koha e vlefshme,
kohë që do t’ia hante pastaj natës dhe gjumit.
Megjithatë, dëshira e zjarrtë e zemrës për të
qenë pranë tij, për ta dëgjuar, ma mundte
gjithmonë arsyetimin e ftohtë, se kush e ka-
përcente prakun e asaj dhome të vogël, kur
dilte që atje, dilte me krahë!
Ai njeri i lodhur nga jeta, i plakur pa kohë,
i ngarkuar pa masë me punë e i sëmurë, ku e
5