Page 11 - My FlipBook
P. 11

Shevçenkon. Mirëpo aty nuk më linte të qetë
tregimi i M itrushit "Në udhë, përtej Tiraspolit".
Ja, thosha me vete, për këtë do ta kenë futur në
burg. N g a n d o n jë h e rë shkoja në K lubin e
Shkrimtarëve dhe artistëve - atëherë pranë Teatrit
Popullor. Nuk u njoha me ndonjë nga shkrimtarët
apo poetët që po bënin emër. Aty, rastësisht,
pashë Ali Asllanin, i shkuar në moshë, trup më
pak se mesatar, i dobët, me një pallto të vjetër,
të gjatë. Hyri e doli i vetëm. Nuk foli me askënd
e nuk i foli askush. Rastësisht njoha Milto Sotir
Gurën, por aty nuk pashë ndonjëherë Lasgush e
as Mitrush.

    Ndonjërin prej atyre që kishin miqësira me
letrarët e kohës, kur më binte rasti ta pyesja për
Lasgushin, më thoshin se ai rrinte në Pogradec,
ndërsa për M itrushin flisnin me drojtje, si nëpër
dhëmbë, se kishte qenë në burg, po nuk e dinin
nëse ishte liruar apo jo.

    Gjatë kohës që isha në Gjimnazin e Korçës, e
pastaj në Fakultet, në Tiranë, Lasgushi u dëgjua
me ndonjë poezi si ajo për hekurudhën "që shkon
s i g ja rp ë r g ja rp ë ru a r..." dhe më vonë me
përkthim in e bukur të Eugjen Onieginit, ndërsa
nga M itrushi nuk kisha lexuar gjëkundi në ndonjë
gazetë shkrim origjinal apo përkthim prej tij dhe
n a ty ris h t, kur më shkonte mendja te k ai,
shpjegimi ishte i thjeshtë: Me siguri është në burg.
Vera e v itit 1957. Mbarova Fakultetin dhe fillova
punën. Përkohësisht banoja në Rrugën e Dibrës
dhe çdo mëngjes, para orës 7, zbrisja gjatë kësaj
rruge.

    Një ditë, ndërsa po kaloja bashkë me një djalë,
teknik, që më takoi pranë rrugicës së kinema "1 7
N ëntorit", na kaloi përpara një burrë ezrner, me

                                                                           9
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16