Page 14 - My FlipBook
P. 14

Para ca kohësh, njëri që i rastisi të ishte në
krye të këtij vendi, bëri sikur vuri një pllakë
përkujtimore në ish shtëpinë e M itrushit për të
cilën, sp e cia listë t që kishte përreth, nuk i
paskëshin thërië se ajo shtëpi nuk ekzistonte më
dhe pllakën e ruan tani në shtëpinë e vet një ish
komshi i Mitrushit.

    Më duket se u zgjata. Le të kthehem i të
tregojm ë diçka më shumë për ish shtëpinë e
M itrushit që nuk ekziston më.

                                                        ***

    Kur vinte fjala, Mirushi thoshte:
    "Kjo - ai nguronte ta quante shtëpi - përpara
se ta blinim ne, kishte qenë një mejhane e ndyrë.
Ja, dhoma e madhe, ishte mejhane. Kjo, e vogla,
akçihane apo kuzhina e asaj mejhanes. Ne e dimë
ç 'h o q ë m de ri sa e la m ë, e p a s tru a m , e
meremetuam, e lyem dhe e bëmë për të futu r
kokën." Shtëpia ishte mbuluar me çati me tjegulla
vendi, me mure pjesërisht prej tulle dhe më shumë
prej qerpiçi. Suvatim et të vjetëruara. Kur i
provoja, duke i goditur me nyjet e gishtave, bënin
zhurmën e një daulleje të shpuar, d.m .th. gati
për t'u rrëzuar. Dyer e dritare druri që mezi
hapeshin e mbylleshin. Nga jashtë - e lyer me
gëlqere të bardhë. Brenda - me gëlqere e ngjyra
të lehta.
    Sado ta përshkruaj me fjalë, do të jetë e
mangët përshtypja që mund të krijojë lexuesi,
por fa ti e solli të kem planim etrinë e asaj
përdhecke e me anë të saj do të përpiqem të
shpjegoj se ku e se si banonte e punonte në
Tiranë, në vite t 50-60 të shekullit të njëzetë, i
madlii M itrush Kuteli.

12
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19