Page 15 - My FlipBook
P. 15

rrinte gjithmonë i mbështjellë dhe atëhere kam

mundur të shoh atë katedralen madhështore të

kulturës Lasgushiane, të bukur, të plotë e solide,

të mbështetur mbi themele të fortë.

Aty, përmes ylbereve të shumëngjyrshëm të

vitrazheve të shprehjeve të tij, me orë të tëra dë-

gjoja akordet solemne të organos që ekzekuton-

te «Missa Kamadeve».

Kohë pas kohe jam përpjekur të vizatoj skica

të shpejta fragmentesh nga interieret e kësaj

katedraleje dhe i mblodha në këto faqe që vi-

jojnë.                                     £4

Një dorë mjeshtri do të kishte mundur t’i

bënte më të gjaila, më të plota. Dora ime e pa-

stërvitur u ndihmua vetëm nga dashuria. Kaq

munda të bëj për ata që do të vinë më vonë dhe

do të duan të dinë gjithçka për atë që atëhere

do të ketë mbetur tepër larg...

     Dhe De Santis më ngushëllon:    ■“«*

•

        ...A questi esseri solitari fugge il presente,

        ma l’avvenire e loro! (1)

                             ••
           „ .i - # “

Ndonjë dashamirës i historisë së letërsisë shqip-
tare ndoshta mund të thotë me keqardhje:

    «Po ky Petraqi, që e pati njohur për kaq

    (1) — ... këtyre qënieve vetmitare u ikën e tashmja,
por e ardhmja është e tyre.

                                                                   13
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20