Page 11 - My FlipBook
P. 11

PETRAQ KOLEVICA

Dhe në verë tok me shokët s ’mund të vete në piknik
Te burim i Bozdovecit të freskohem në korrik.
Sapo vjeshta ka filluar, s’mund të shkoj si plak i mjerë
N ’atë fshatin e bekuar, ku e hapur pret çdo derë.
Do të vete, të ha mana siç kam ngrën’atje përherë
Po sikur, pupu! Sikur edhe manat t’i kenë prerë?
Nëpër fushë do të mbetem gjithë ditën duke bredhur
Përmes grurit të praruar, lulëkuqe për të mbledhur
Dhe në mbrëmje, kur të kthehem, oh! Sa shumë do të doja
Që të vija ashtu rrethuar nga një re me xixëllonja.
Po në dimrin me dëborë s’mund të shkoj nga Shën Thanasi
Ta lë slitën si i çmendur tatëpjetë të rrëshqasi
Kamavale s’mund të vishem, shok e shoqe s’gjej asnjë
Foto s’bëjmë d o t, ku bënim, Foto Miti s’është më.
Po përshkoj me mënd qytetin, që tani nuk është i imi
Dhe më shfaqen kaq të gjalla pamje që s’i fshiu harrimi.

                                  10
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16