Page 9 - My FlipBook
P. 9

PETRAQ KOLEVICA

-4-
Zogj shtegtarë, zogj shtegtarë
Shqiptarë, mërgimtarë
Erdhën, siç vinin më parë
Erdhën, në dimrin me dëborë
Të festonin me prindët e gjorë
Krishtlindjen, vitin e ri
Me prindët mbetur në vetmi
Te vatra, në fshatra
Ku s’ka më njeri
Zogj shtegtarë, zogj shtegtarë
Shqiptarë, mërgimtarë
Me nëna, baballarë
Nga malli zemër vrarë
Festojnë e këndojnë
Këndojnë duke qarë.

                                              17.10.2008

8
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14