Page 10 - My FlipBook
P. 10

kishte shokë të mirë dhe asnjëherë nuk e ngacmuan,
por veten e ndjente ngushtë dhe kjo e bënte të vuante.
Përtë, ora më e vështirë në shkollë ishte ajo e fizkulturës,
kur mësuesi thërriste: “Zhvishni xhaketat”! e vazhdonte:
“Duart lart! Duart anash! Shtriji! Zgjati”! Dhe ai ishte i
detyruar të zgjaste jo dorën e majtë, si të gjithë, po atë
gisht të gjatë, sikur desh t’i nxirrte sytë shokut që kishte
pranë. Po kur i vinte mësuesi të losnin volejboll, ai ç’të
bënte? Si ta priste topin? Po në klasën e pestë, pse e
vunë në bango me një çupë? Si ta mbante fletoren ai?

       Pastaj erdhi një kohë, kur i pëlqente të shihte veten
në pasqyrë... Shihej e krihte flokët, rregullonte vetullat,
shihte sytë. Pastaj, si palloi, që mbasi ka hapur bishtin e
bukur ngjyrashumë, ul kokën e sheh këmbët e veta të
shëmtuara e klith me zë të mbytur edhe atij i kujtohej
dora e majtë, shtynte pasqyrën e binte përmbys në
shtratin e tij. Jo, jo, nuk qante. Hante jastëkun me
dhëmbë.

                               KREUIPARE

           Për këtë djalë që-siç e kuptoni-jam unë, deri këtu
e kisha më të lehtë të flisja në vetën e tretë. Tani do
tëvazhdoj të flas në vetën e parë:

           Viti 1952. Përpara se të mbaronim klasën e katërt
në Gjimnazin e Korçës, na thanë të bënim lutje me
kërkesën se në ç’degë dëshironim të vazhdonim stuciimet
e larta. Nuk shikohesha me sy të keq nga njerëzit e partisë
në Gjimnaz, po as me sy përkëdhelës, prandaj e dija se
nuk do të më jepej bursë për studime jashtë shtetit.
Megjithatë, duke u tallur me veten e me shoku-shokun, i
bëmë ato lutje me kërkesa qesharake, ku pata shprehur
dëshirën të studjoja përtregti të jashtme, sepse më kishin
thër>ë që atje mësonin dy-tre gjuhë të huaja dhe mua ato
më duheshin për qëllime të tjera.

           Të vërtetën e asaj kohe për bursën time e mora

8
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15