Page 8 - My FlipBook
P. 8

Pastaj, në ata dimrat e bukur të Korçës mbuluar
me dëborë, e ëma gjente kohë e rrinte me të pranë dritares
prej nga shihnin se si kërcenin rabeckat e verdhashët,
që atëherë ishin të shumtë dhe i fuste dashurinë për ta.
Dhe ai kurrë nuk mbajti llastikë e nuk vrau zogj, nuk kapi
flutura e nuk lidhi buzëbardhë.

       Ende pa shkuar në shkollë, dinte diçka nga poezia
që fillon me vargjet:

                      “Një zog të bukur zuri një djalë,
                       Ai po dridhej e i thosh ca fjalë...”

           Qysh i vogël pati rritur çdo vit nga një qengj të
bardhë rudak duke e ushqyer me qumësht me biberon.
Pastaj mbajti lepura, pëllumba. Kishte Tomin, një qen të
bukur, të zi. Në kopshtin e shtëpisë kishin breshkë, iriq.
Mbanin dy mace të zeza. Moli lopë, lau e fshiu bajga pa
ndot. I ndoqi kuajt në lëmë, u hodh e i çorri shalët nëpër
mullarot me kashtë dhe kur ktheheshin në mbrëmje kapte
hdonjë xixëllonjë dhe e ngjiste në ballë. Porshpejt erdhën
vitet e luftës... Ditët e hyrjes së ushtarëve italianë,
megjithëse atëherë ende nuk i kishte mbushur gjashtë
vjetët, do t’i sillte ndërmend gjithmonë si pamje filmash
dokumentarë të dëmtuar vende-vende nga drita e të
çjerrat. Pastaj bombardime, vrasje. Ardhje ushtarësh
grekë, italianë, pastaj ushtarë të rëndë gjermanë.

       Tani-tha daja i madh-mos bëni më shakara si me
italianët. I pashë vetë këta se ç’bënë, kur hynë në Greqi.
Këta s’kanë burg. Kanë plumb. Dëgjuat, moj çupa? Mes
bëni shakara!

        Mirëpo, dy motrat e mëdha përsëri vazhduan të
thurnin triko, të qëndisnin e të prisnin yje për partizanët,
ndërsa dy më të voglat, bënin mbledhje e këndonin këngë
të ndaluara. Këngët i mësonin shpejt edhe djali i këndonte
bashkë me to, kur dilnin nga fushat. Pastaj kontrolle,
arrestime. Dy motra partizane. Së fundi gjëma e madhe:
Ndërsa ushtria gjermane largohej, partizanët afroheshin
përtë hyrë në Korçë. P ërt’i mbajturata sa më larg, artileria
gjermane qëllonte fushën përqark dhe aty, në fermën e
tij të dashur, u vra babai.

           Djalit, tashmë dhjetë vjet, i thane: “Je burri i

6
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13