Page 7 - My FlipBook
P. 7

Duke qenë një nga të paktët arkitektë që kanë
mbetur prej atyre të cilët kaluan një jetë profesionale
intensive në kushtet e diktaturës komuniste në
Shqipëri dhe ndoshta i vetmi që mund të shkruajë më
gjerë për sa pësuan arkitektët dhe arkitektura në atë
kohë të mbrapshtë, e ndiej për detyrë të rëndë mo-
rale e madje historike, të hedh dritë mbi të vërtetat e
hidhura të cilat duhet t’i dinë ata që do të vinë. Ky
është qëllimi i këtij shkrimi. Nëse dikush tjetër ka për
të thënë më tepër, bën mirë të mos heshtë.

                                HYRJE

       Në një fam ilje patriarkale të vjetër korçare prej
katërmbëdhjetë frymësh, ku gjyshi ishte autoritet absolut,
nga një baba i urtë e punëtor dhe një nënë e gjatë,
elegante, e fortë, që në moshën 36 vjeçare bënte fëmijën
e gjashtë, pas pesë çupave, na lindi një djalkë i bukur, i
shëndetshëm.lshte duke u gdhirë 11 Janari i vitit 1934.

           Gjyshi, që mezi e priste, tha: “Emrin do ta ketë si
i ndjeri im vëlla, Petro. I them vetë kumbarës.” Me këtë
emër e pagëzuan në kishën e Mitropolise. Djalka rritej,
zbukurohej, me sy të kaltër, si i ati. E mbanin pastër, e
vishnin bukur. E deshin fort të gjithë, por ledhat ishin të
ndaluara.

        Kur u bë tre-katër vjet, në mbrëmje, kur gjyshi rrinte
shtrirë te këndi pranë vatrës, i thoshte: “Petro, pa na i loj
atë vallen.”

        Dhe djalka çohej e hidhte këmbët lart e poshtë duke
kënduar:

                       “O, kjo nepërka pika-pika,
                       O, kur e pashë ç’më zu frika..."
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12