Page 17 - My FlipBook
P. 17

Jam qytetar i Bashkimit Sovjetik.”
           Qysh në vitin e fundit të gjimnazit ne filluam të
talleshim me propagandën megallomane shoviniste ruse.
Në librin tonë të historisë, fizikës etj. në shumë faqe kishte
shënime ku “sqarohej” se shumë shpikje të bëra nga
shkencëtarët europianë apo amerikanë në shek. XVIII e
XIX ishin bërë kohë më parë nga rusët. Në njërin prej
këtyre shënimeve p.sh. thuhej se hekurudhën e kishte
shpikur një kovaç nga Urali që shinat i pati bërë prej
druri.Bujë të madhe bëri dhe pretendimi rus për shpikësin
e radios, - Jo!- klithej atëherë - radion nuk e ka shpikur
Markoni, porshkencëtari i madh rus Popov! U botua edhe
një karikaturë ku Markoni paraqitej si xhuxhmaxhuxh që
kacavirej të zgjatej për të arrirë Popovin të paraqitur si
burrë të gjatë, madhështor e plot dinjitet. Madje dhe hija
e Lomonosovit mbulonte Njutonin.
           S hkurt mund të thuhet se propaganda e
atëhershme mundohej t’i bindte njerëzit që më e larta,
më e mira, më e bukura, më e madhja, më e vogla gjë në
botë ishte bërë për herë të parë në Rusi, por nuk ishte
marrë vesh, fajin e kishte regjimi carist.
            Për të vënë në lojë këtë propagandë
megallomane absurde, atëhere qarkullonte një barcaletë
e tillë: “Elefanti i kopështit zoologjik të Moskës - elefanti
më i madh në botë.”
           Propaganda e llojit të mësipërm u shtri pastaj e
u materializua në arkitekturë.
             Këtu ora eci mbrapsht të paktën një shekull.
Me projekte të ardhur nga “Bashkimi i madh Sovjetik” e
me saze propagandistike nga prapa, u ndërtuan
Kombinati i Tekstileve e Kinostudioja në Tiranë. Në fillim
të viteve ’50 erdhën disa arkitektë që kishin studiuar në
B.S. e bashkë me ta, u zyrtarizua arkitektura butaforike
sovjetike, që polli e mbolli në të gjithë Evropën Lindore
monstra ndërtesash të shëmtuara. Kështu tek ne u
ndërtuan banesat në Shallvare e gjatë Lanës, në Tiranë,
hoteli “Adriaktik” në Durrës, Teatri në Shkodër etj. Dhe
ky stil u kurorëzua me ndërtesën e Komitetit Qëndror. Të
gjitha këto bëheshin në kohën kur unë vazhdoja
Fakultetin dhe ndonjëri nga ata arkitektë ishte dhe
pedagog tek ne. Madhështia e rremë, që kërkohej të

14
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22