Page 19 - My FlipBook
P. 19

korin e Shtëpisë së Kulturës në Korçë, vuri në skenë pjesë
nga operat italiane. Në atë kor merrnin pjesë dhe dy motrat
e mia dhe për shumë kohë shtëpia jonë kumbonte nga
zërat e tyre të bukur, kur këndonin:

                       Noi siamo Zingarelle
                       Venute da lontano...

           Ndërsa e ndjera nëna ime, që ishte gjithnjë e zënë
me punë, kur dëgjonte të transmetohej në radio kori i
skllevërve hebrej nga “Nabuko" e Verdit, më thërriste:
“Petri! Hapja zërin gjer në fund ta dëgjojmë mirë”. Pastaj,
kur qëllonte të transmetohej në radio kënga “La paloma”
e dëgjonte me vëmendje kokulur e fliste me vete plot
mallëngjim: “Sa bukur e kanë kënduar këtë të shkretë
këngë në dasmën time...".

           Daja im i madh kishte qenë në Athinë, në Itali e
për mjaft kohë në Paris dhe tregonte për jetën në ato
vende, tregonte për Metronë që kalon poshtë Senës,
tregonte foto të qyteteve nga kish kaluar.Në bibliotekën
e vogël të dajës tjetër, që ndiqte shkollën tregtare në Vlorë,
ishin dy vë llim e ita lish t me ilustrim e (viza tim e ) të
shkëlqyera mbi Revolucionin Francez, ku unë njoha
fytyra t e të m ëdhenjve ilum inistë, që në shkollë i
përmendnim cektas në orën e historisë.Në atë bibliotekë
gjendej dhe një Petit Larousse. Deri në klasën e parë të
gjimnazit kisha bërë një vit e gjysëm frengjisht. Lexoja
lirshëm dhe kuptoja tekste të thjeshtë. Te Laroussi lexoja
kapitullin ku kish foto dhe pak biografi të njerëzve të
shquar. Aty gjeta dhe Leninin! Fotografia jo e bukur, siç e
shihnim nëpër pllakatet sovjetike, kurse biografia fillonte
me fjalët: “V.L.Lenin. Dictateur russe!” Pra, Laroussi, që
në am bientin filo fra nce z korçar kishte autoritet të
padiskutueshëm, e quante Leninin, Diktator!Po këta, pse
e lëvdojnë?

           Ndërkohë u martuan tri motrat e mia. E madhja
kishte burrin me pak shkollë, por punëtor e mjeshtër të
punimit të drurit. Kishte dhe një punishte me makineri të
kohës. Ishte tepër i çiltër, i drejtë, fliste me zë të lartë si
pasojë e profesionit me shumë zhurmë. Ishte tipi i korçarit
të t hjeshtë, që do të punojë, të fitojë, të jetojë mirë vetë e

16
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24