Page 20 - My FlipBook
P. 20

familja. Në rrethin familjar, në ato kohë të trazuara, deri
në fillim të viteve ’50, zhvilloheshin shpesh diskutime të
zjarrta. Ndër të afërmit kishte dhe komunistë që qëllonin
të ndodheshin në ato diskutime.

             Burri i motrës së madhe ishte i papërmbajtur
kundër afrimit me Bashkimin Sovjetikdhe ngandonjëherë
u drejtohej të afërmve komunistë duke u thënë:

           - E, ore, juve jini korçarë, e njihni Kovin?
        (Kovi ishte një lypsar shumëvjeçar në Korçë, më
leckamani i lypsarëve)

           - E, bre, flisni, e njihni Kovin?
           - Po-i thoshin ata.
           - E po, ë, në Korçë, bën njeri krushqi me Kovin?
E, bre, flisni, bën njeri krushqi me Kovin?
           - Jo, thoshin ata me ndrojtje, se s’dinin ku desh
të dalë.
           - E po, ja!-thërriste i ndjeri Miti-Rusia është si
Kovi, leckamane, bythëjashtë. Ç’doni që bëni krushqi me
Rusinë, me Kovin? Bëni, ore krushqi me Calen! (Cale,
familje e njohur dhe e pasur në Korçë).
           -A m erika është si C alja. Bëni krushqi me
Amerikën. Dollari shkon në gjithë botën, nuk shkojnë
mangëret e Rusisë (Mangëre - monedha bakri të vjetra
turke, të mbetura pa vlerë e me to luanin kalamajtë).
           Unë nuk merrja pjesë në ato diskutime. Dëgjoja,
inkasoja dhe i ribluaja me vete. Për Bashkimin Sovjetik,
aq fort të lavdëruar asi kohe, hidhte dritë të papëlqyeshme
edhe kjo: Vëllai i gjyshes sime nga nëna, kishte qenë
me punë në Odesë qysh para revolucionit, ku kishte
krijuar dhe familje por, në fillim të viteve ’30 e dëbuan, ia
morën ç’kishte pasuri e shtëpi dhe ai u kthye në Korçë.
E shoqja e tij, Manja, grua ruse, e dashur, punëtore, e
shëndoshë si burrë, tregonte gjithë ato gjëra të këqia për
Rusinë Sovjetike, por njerëzit nuk e besonin sepse
s’mund ta konceptonin dot rrëmbimin e pasurisë nga
shteti dhe sepse propaganda prosovjetike e grupeve
komuniste ishte e madhe, veçanërisht gjatë luftës. Pastaj,
pas luftës, kur erdhën në pushtet komunistët në Shqipëri,
Manja qeshte me burrat e gratë e fisit tim: “Tani do të më
besoni-u thoshte-Tani do ta besoni Manjan...”. Dhe pastaj
e besuan, por ishte tepër vonë...

                                                                         17
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25