Page 23 - My FlipBook
P. 23

qeshnim, por dhe na vinte keq madje turp dhe një ndjenjë
e turbullt revolte na e nxehte gjakun.

           Nuk harrohet profesori Ligor Serafim i me
elokuencën e tij të pa arritëshme që bënte akrobacira
mahnitëse fjalësh për ta “lidhur me jetën’’ mësimin e
biologjisë. Nuk harrohet i ndjeri profesor Kristaq Fundo.
Në jetë ai nuk njihte tjetër gjë përveç se formulat e
matematikës.

           Pse nuk martohesh,- guxoi ta pyeste një miku i
tij dhe ai u përgjegj: “Jam martuar me matematikën”.

           Mirëpo ishte koha, kur profesorëve u kërkohej të
abonoheshin e të lexonin gazetën. dhe i ndjeri Kristaq
Fundo e blinte gazetën “Zëri i popullit”, e paloste për së
gjati dhe e fuste në xhepin e xhaketës në mënyrë që t'i
dukej sa më shumë dhe ta besonin se ai ishte i “lidhur
me shtypin e partisë”

           Nuk harrohet as profesori fjalëbutë i letërsisë
shqipe, Zoti Besim Qorri që nuk shihej me sy të mirë. Një
bashkënxënësi i ynë ishte sekretar i partisë i shkollës.
Tepër rrallë e çonte në mësim atë profesor Besimi, por
dhe atëherë ndodhnin të tilla skena:

           - Na flisni ju lutem për krijimtarinë e Gëtes,- tha
profesori.

           - G ëthja, G ëthja, dom ethënë, kupton si të
thuash... filloi bashkënxënësi ynë.

           - Gëte, Gëte, - duhet me thanë, - mundohej t ’ia
mësonte me durim profesor Besimi e vazhdonte të
thoshte mësimin që bënte sikur e thoshte bashkënxënësi
ynë.

           - Uluni ju lutem, - tha profesori. Nuk mund t ’ju ve
më shumë se katër. Nga shumë shokë dhe shoqe
dëgjohej një “O” habitore e zgjatur. - “Ç’asht e vërteta,
m ir’ e paraqiti”,- përsëriste i shkreti profesor duke u
munduar të na bindte ne dhe veten se kishte vënë notë
të merituar.

           Nuk harrohet edhe një marrëzi tjetër e asaj kohe:
           Jemi në Nëntor të vitit 1951. Pasdite vonë na
lajmëruan të mblidheshim në shkollë. Aty nga ora tetë e
mbrëmjes na thanë se do të shkonim më këmbë në Maliq
sepse do të dilts sheqeri i parë nga fabrika e ndërtuar
“me ndihmën e madhe bujare të Bashkimit Sovjetik”.

20
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28