Page 10 - My FlipBook
P. 10
gjinatën time, ashtu si më pëlqente, figurën e
Lasgushit.
U bënë gati tridhjet vjet njohje me Lasgu-
shin, por sa herë mbyll sytë dhe përpiqem ia
kujtoj, gjithmonë më del përpara jo pamja e
vërtetë, por ajo i'igurë imagjinare, e idealizuar,
e përfytyrimit tim të atëhershëm.
Sa mirë! Kështu i kujtofshi dhe ju njerëzit
e dashur, të idealizuar! Jo të rënuar e të dër-
muar nga pleqëria, sëmundjet dhe brengat.
Për shumë vite Lasgushi më mbeti i dashur
e i atert me vargjet, ndërsa si njeri, i mbësh-
tjellë me një aureolë të shndritshme adhun-
mi, ishte i largët po aq sa dhe Fan Noli.
Pesë vjetët që kalova në Institutin Pohtek-
nik, në mes të mësimeve dhe vizatimeve in-
xhinierike, u rrukullisën rrëmbimthi si një masë
amorfe ngjyrë hiri. Herë-herë kjo masë e
hirtë ndriçohej kur muza më zgjonte e më vinte
të thurja poezi, por edhe ajo muzë ishte e droj-
tur dhe s’guxoi të më fuste nëpër dyert e rre-
theve letrare të kryeqytetit.
Lasgushin e njoha në vjeshtën e vitit 1958.
Kisha mbaruar Fakultetin e inxhinierisë,
kisha grisur fletoren me poezitë e mia, të para
dhe sa pata filluar përkthimin e «Demonit». Punë,
plot. Ëndrra, plot. Dëshira, plot. Entuziazëm, plot.
Këtyre iu shtua edhe një gëzim. Gëzim i për-
zjerë me dhimbje. Kjo, ishte njohja me Las-
gushin. Po këtë më saktë do ta përshkruanin
fjalët e . Hëlderlinit: «0, es war ein liëbes Bild,
8