Page 9 - My FlipBook
P. 9

plak dhe i sëmurë. Frika e humbjes së tij të
shpejtë ma rriti dëshirën të mbaja shënime nga
bisedat me të dhe të ruaja korrespondencën që,
nëpërmjet tyre, ndonjëherë, të hidhja një dri-
të më të qartë mbi këtë figurë të dashur e të
veçantë të poezisë sonë.

    Vit pas viti u grumbulluan plot bukurira të
cilat po i rendit sot para jush i bindur se s’do
të kaloni përmes tyre si vizitorë të ftohtë.

                             **
                                  *

    Si gjithë të rinjtë e kohës sime, që i joshte
muza, edhe unë, vjershat e Lasgushit i dija për-
mendësh që në vitet e para të gjimnazit. Shpesh
ngjitesha lart, në dhomë, në katin e dytë dhe i
lexoja me zë që të më ngopnin.

    Në atë kohë, në Korçë, unë nuk e dija rronte
e s’rronte Lasgushi. Disa fragmente të përkthimit
prej tij të «Eugjen Onieginit»-, që u botuan në «Li-
teratura jonë» (Nr. 1/1952) më entusiazmuan se më
thanë që ai rronte dhe ma shtuan dëshirën për ta
njohur, po ku? Si? Një shoku im atëherë kishte
dëgjuar nga të tjerë dhe më tregonte se Lasgu-
shi na qënkësh me flokë të bardhë, se na mbajt-
ka një kostum të bardhë e bastun dhe se s’pra-
noka të përkthejë më shumë se një varg në ditë.

    Mirë bën — thoshim ne — prandaj e paska
Dërë kaq të bukur letrën e Tatjanës!

    Me këto të dhëna unë e ndërtoja në ima-

                                                                        7
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14