Page 11 - My FlipBook
P. 11

gewebt von Grdsse und Leiden!»y (O, ishte një
pamje e dashur, e endur prej madhështie e
dhimbje!). Lasgushi atëherë ishte i sëmurë, me
moshë të madhe, me dy fëmijë të vegjël. Bi-
sedat tona të para ishin të përgjithshme, të
zakonshme, degë më degë, pa interes. Mua më
pengonte respekti, drojtja. Atë — mosnjohja.

    Pas pak kohe Lasgushi shkoi për kurim në
Sanatoriumin ekstra-pulmonar në Vlorë.

     hfdarja nuk zgjati shumë. Rasti e solli ta
rrihja shpesh rrugën e Vlorës, madje ndenja disa
muaj me punë atje.

    Në Sanator12 Lasgushi ishte në një dhomë
në katin e dytë, bashkë me tre të sëmurë të
tjerë. Rrinte në një shtrat hekuri pranë portës.
Nga të sëmurët kishte miqësi më shumë me
Fatoshin, një qënie njerëzore të vogël, të pakët,
kurrim por të dashur dhe me sjellje-fism'ke.
Ai merrej me pikturë dhe më kujtonte Lë Tu-
lus-Lotrekun (Le Toulouse-Lautrec). Lasgusbi <*.
inkurajonte: Fatosh, ti ke talent — i thoshte.
Dhe Fatoshi punonte, punonte...

    Kam plot kartolina të dërpuara nga La^tu-
shi, ose më mirë të them copa letre vizatimi që
Fatoshi mundohej t’i bënte si kartolina, duke l
zbukuruar me lule me ngjyra akuareli.

    Në Sanator e vizitoja shpesh. Mbasditet i

    1) HOTjDERLIN j<HYPERION».

    2) Po e përdor kështu këtë fjalë-Sanator-se ashtu i

thoshte Lasgushi atij spitali.

                                                                    9
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16