Page 16 - My FlipBook
P. 16
kohë Lasgushin si s'na bëri një biograli t* mirë,
të holiësishme të tij?»
Dukc u përkulur me nderirn e adhuriin pcr-
para veprës së shkëlqyer të Xhorxho Vasarit,
ritefan Cvajgut, Romen Rolanit, Irving Stounit
dhe të shumë biografëve të tjerë, përsëri guxoj
të them se të tërë biografitë dhe autobiogra-
iitë janë me ngjyra të errëta apo të shndrit-
shme në ato anë që i ka pëlqyer dhe si i ka
pëlqyer autorit. Shumë skuta të botës së bren-
dshme të njeriut, që shpeshherë përmbajnë
thelbin e qënies dhe të jetës së tij, mbetën të
panjohura, mbeten të pashkruara.
Për të më përkrahur në këtë mendim po
thërres në ndihmë poezinë e Uollt Uitmanit:
DUKE LEXUAR NJË LIBËR
Duke lexuar një libër, një biografi të lavdishme,
Pse, këtë (thashë unë) qojtka autori jetë njeriu?
Kështu, kur të vdes, do ta përshkruajë ndokush
edhe jetën time?
(Se mos di ndokush diku diçka me të vërtet për
jetën time,
Po edhe unë vetë, mendoj shpesh, di pak ose
aspak nga jeta ime e vërtetë...)
Shkrova, pra, ç’më tha Lasgushi, ç’më thane
për Lasgushin. Këto mund t’ju ndihmojnë të
ndërtoni në imagjinatën tuaj figurën e Lasgu-
shit dhe një variant të biografisë së tij.
14

