Page 19 - My FlipBook
P. 19

Parafjalë

    Te Lasgushi shkoja shpesh, por jo përditë.
Gjatë verës, që ai e kalonte në Pogradec, mhe-
teshim me muaj pa u parë. Herë-herë, me anën
e ndonjë shërbimi të sajuar enkas, kthehesha e
qëndroja një ose dy' ditë pranë tij, sa për të
nxjerrë mallin.

    Në shtëpi, në odiçkë, në kafenenë e hotel tu-
rizmit «të vjetër», apo duke shëtitur deri vonë
buzë liqenit, i palodhshëm, i papërtuar, i papër-
sëritshëm, më fliste për çështje nga më të thje-
shtat. më të zakonshmet, më të kuptueshmet. më
të ndërlikuarat, më të lartat, më eteriket.

    Nga merrte shkas? Nga hiç ose nga gjithçka!
    Një njeri, që kalonte rastësisht, një flutur, një
zog, një fëmijë që qante, një valë që mend i lagte
këmbët, por mbi të gjitha një varg i kujtuar pa-
dashka, mund ta ngacmonte për të filluar të
hapte portat e digës, që mbante rezervuarin ko-
losal të kulturës së tij dhe rrym at e fuqishme t.ë
dijenive lëshoheshin tatëpjetë të pandalshme.

    Si të kishte qenë të belvederja pranë ndonjë
ujvare gjiqante, Tcu të buçasin veshët nga jeho-
naf e të lëbvren svtë prej ngjvrave të vlberit të
dritës së zbërthyer nëpër çiklat e stërkalave.
ashtu largohej njeriu pas bisedës prej një ore me
të. — Largohej i Xumturuar, por dhe i hutuar

2 — 66             17
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24