Page 21 - My FlipBook
P. 21

*** Të parët e familjes sonë kanë ardhur në
Pogradec nga Rrëmënji, një fshat aty pranë, po
në Rrëmënj kanë ardhur nga Kolonja. Atje, në
Ersekë, ishin bujq e blegtorë njëkohësisht. Ishin
njerëz punëtorë e të urtë, po për punë nderi të
një çupe ranë në hasmëri me komshinë. Ranë
në hasmëri se bënë një vrasje. Bënë vrasjen dhe
një natë, për tërë natën, ngarkuan plaçkat, ple-
qtë e fëmijët përmbi mushkat, dhe ikën. Ikën
dhe' erdhën në Rrëmënj, që të ishin sa më larg
një hasmi.
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26