Page 26 - My FlipBook
P. 26
ishte përpara. Pastaj', me kuaj të qiraxhijve,
shkova në Korçë, Kolonjë dhe gjer në Prevezë.
Nga Preveza në Pire dhe që atje, nja njëzet mi-
nuta rrugë arrita në Athinë.
Rrugës, në trenin për në Athinë, më doli fja-
la e babait. Në tren kishte plot njerëz, ulur, në
këmbë. Edhe unë, më këmbë. Erdhi fatorinoja që
kërkonte biletat. Bëra të nxjerr portofolin. S’e
gjeta! Ma kishin vjedhur, po atje s’kisha para.
Paratë ishin atje, thellë, në qeskë, ku tha babai.
Në Athinë kishim një kushërinë tonë, të pa-
sur. Pasi zura hotel vajta tek ai. Një ditë ky më
shpuri të më rijohë me Qirie Skëndherin, një
grekoman, që nxirrte gazetën « 0 Pellazgos«- dhe
bënte propagandë greke kundër shqiptarcve. Ky
qirie Skëndheri ishte një burrë nja pesëdhjetë e
pesë vjeç, po mua më dukej plak, Sa më pa,
u ngrit dhe filloi të më fliste për gazetën. Ja,
dhe ne — tha — po përpiqemi t’u mësojmë cave
të kuptojnë se ç’janë. Ky kushëriri im, që e di-
nte se nga shtëpia ime ishin kundra grekomanë-
ve, i bëri me sy atij qiries dhe i tha: Ka ardhur
të regjistrohet në Liceun Francez.
Ai menjëherë ndërroi qëndrim dhe biseda
mbaroi shpejt.*
*** Liceu që mbarova në Greqi ishte shkollë
shumë e mirë. Në dëftesën e notave e kish të
shkrojtur:
24

