Page 30 - My FlipBook
P. 30
Kështu për ditë. Me këto punë ushqehesha dhe
vazhdoja universitetin.
Vazhdoja fakultetin e gjuhësisë dhe letërsisë;
Fakultetin e teologjisë se desha të mësoj hebra-
ishten, vazhdova tre vjet fakultetin e drejtësisë,
fakultetin e mjekësisë për gjashtë muaj. Këtë fa-
kultet e ndoqa dhe në Gratz.
Vazhdova shkollën e lartë të muzikës dhe të
teatrit. Akademinë e pikturës dhe Shkollën e lirë
të pikturës.
Akademia ishte shkollë shtetërore, kurse në
shkollën e lirë të pikturës jepnin mësim vetë
artistët e njohur.
Ç’farë nuk mësoja!
Isha i uritur për të ngrënë, po isha shumë i
uritur për kulturë.*
***Në Rumani në fillim shisja gazeta. E kam
rojtur edhe faturën e Bashkisë që thotë se iu mu-
ar taksa shitësit ambulant, filanit. Ndonjëri që
do të kërkojë ndonjëherë në arkivën time, do ta
gjejë. Atëherë nga gjendja ekonomike isha keq.
Kisha nja gjashtë muaj që s’haja në restorant.
Atëherë takova dhe Asdrenin.
Ku ha — më tha.
Po ja, kështu, buk’ e djathë..:
Eja me mua! Dhe më shpuri në një restorant.
që e kishte një korçar. Nikolla Tabaku. Ishte si
të tërë korçarët që shkuan në Rumani, pa gjuhë,
pa shkollë, pa zanat dhe u bënë tregtarë dhe
disa milionerë. Kështu janë korçarët! Korçari
28

