Page 32 - My FlipBook
P. 32

Mirë.
  ' Unë desha ta merrja, po s’më la. Thirri një
  djalë. Shpjerja në shtëpi zotit Lasgush — i tha.

fci

       *** Kur isha sekretar i kolonisë shqiptare të
   Bukureshtit, kolonia e kishte selinë e saj në
  një ndërtesë të bukur në qendër të qytetit. Atje
  kishte salla ku jepeshin pritje me rastin e njëzet
  e tetë Nëntorit, ftonim personalitete të shqu-
  ara të vendit e të huaj, bënim mbledhje të ko-
  lonisë.

       Ishte koha kur Shqipëria xqe formuar si shtet
  më vete, po shumë njerëz pyesnin:

        Ç’është kjo Shqipëri?!
       Për t’ua bërë të njohur Shqipërinë të tjerëve,
   na duhej të kishim një libër ku të flitej për his-
   torinë e Shqipërisë, për të kaluarën e saj, heronj-
   të e saj. Një libër të tillë nuk e kishim, prandaj
   iu Iutëm Nikolla Jorgës të na i shkruante. Ni-
  kolla Jorga ishte historian rumun shumë i zoti,
   me një kujtesë të jashtëzakonshme.
      Unë — na tha — nuk kam nge të shkruaj his-
   torinë e Shqipërisë, por do të vij të mbaj një
   leksion në selinë tuaj mbi këtë temë. Ju ftoni
   njerëzit që doni, merrni dhe dy stenografë që të
   mbajnë shënime. Këto shënime, pastaj, shtypini.
   Dhe ne kështu bëmë.
       Ai na tha të merrni dy stenografë, ne morëm
   katër. Erdhi Nikolla Jorga. Në ato nja dy orë që
   foli e përshkroi të tërë historinë e Shqipërisë,

   30
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37