Page 28 - My FlipBook
P. 28

Vom Miitterchen die Frohnatur
            Und Lnst zu fabulieren (1)

Po unë kam edhe shtatin prej nënës.
Nëna, kur ishte e re, kishte një fytyrë shumë
të ëmbël.

     *** Për jetën time s’kam mbajtur shënime. Po
dhe për t’i treguar, s’tregohen të gjitha ato që
kam vojtur. Ato do t’ja tregoj varrit. Ku rrë-
fehen ç’kam hequr në Rumani... Flija në një dho-
më përdhese, jo përdhese, po pjesërisht nën dhe,
nja tridhjet centimetro më poshtë se toka jashtë.
Dhe dyshemeja ishte prej dheu të ngjeshur. Kish-
te një dritore të vogël me xham të thyer, dhe
në atë dimrin e Bukureshtit, me njëzet gradë
nën zero, flija i mbuluar jo siç flenë në Korçë me
dy jorganë dhe me një levenxë të trashë, po me
një batanie të ndyrë ushtari. Dhe mbi këtë ba-
tanie të ndyrë, shumë herë, kur zgjohesha, gjeja
dëborën yqë kishte hyrë nga xhami i thyer.

     Atëherë shisja gazeta.
     Ngrihesha në orën dy e gjysmë, natën, dhe
vija merrja 300 gazeta që mezi i shisja nëpër
rrugët gjer në orën dhjetë. Isha student. Gjys-
mën e parave që fitoja nga shitja e gazetave e

     1 — Babai i kam ngjarë nga shtati
      Dhe të jetuarit me krenari,
      Nënës i kam ngjarë nga natyra gazmore
    Dhe qejfi (kënaqësia) për të trilluar (thurur) përralla.

26
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33