Page 24 - My FlipBook
P. 24

vëllait: ore, se mos harrojmë atë letrën pa e
shpënë!

    Për të slipënë është kollaj, tha xhaxhai, që
ishte më i madh në moshë, po pa nëma ta kën-
doj njëherë se ç’thotë:

    Kur e lexoi, në letër shkruhej:
    «Këta të dy janë ata që na prishin punë. Të
prishen».
     Ja kështu shpëtuan.

***Babai ka pasur një dashuri të jashtëzakon-
shme për shkollën. Nuk e lëvdoj se e kam ba-
ba, po them kështu se kështu ka qenë. Djalin
e madh e dërgoi në gjimnazin grek të Manastirit.
Djalin e dytë e dërgoi në gjimnazin turk të Ma-
nastirit, për oficer, se thosh: Kur të bëhet Shqi-
përia do të ketë nevojë për oficerë. Mua, që isha
i treti, më dërgoi në gjimnazin rumun të Manas-
tirit. Kur filloi lufta e parë botërore, gjimnazi
na u mbyll dhe unë u ktheva në Pogradec.

     Shkoi ca kohë, po babai s’më shikonte dot
ashtu, pa shkollë.

    Të shkosh — më tha — në Greqi, të vazhdosh
shkollën.

      Atëhere vetëm Greqia nuk kishte hyrë në
luftë, se qenë dy parti të forta: një palë me
mbretin, që desh të hynte në luftë në anën e
gjermanëve një palë me Venizellon që deshin të
hynin në luftë në anën e Aglisë e të Fracës.

     Të mos harrojmë se në Pogradec ishin gjerma-

 22
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29