Page 20 - My FlipBook
P. 20
nga lodhja prej ngarkesës që mbartte në kuj-
tesë.
Ndaheshim. Unë ikja i ngopur, ai mbetej me
vetminë e poezisë atje lart, në kullë, por shpesh
takohej me miqtë pogradecarë të cilët e donin
dhe e nderonin me gjithë zemër.
Pastaj, kur Dheri i mardhur prej thëllimit
dirgjej heshtur nënë brymë dhe
Frynte veriu në Mal të Thatë me zemb-
rim e me fërtymë, aty nga fundi i Nën-
torit, Lasgushi soste në Tiranë!
Vizitat e mia shpeshtoheshin, drutë në sobë
shtoheshin, bisedat gjallëroheshin. Kjo gjë u
përsërit për vite me rradhë. Disa nga historitë,
ndodhitë, poezitë, të treguara apo të recituara
prej tij, më ka qëlluar t’i dëgjoj dy a tri herë,
por gjithnjë ai i rrëfente me një mënyrë lë ve-
çantë dhe ato të dukeshin të reja, të freskëta. Duke
i dëgjuar me vëmendje, që t’i përpija, më për-
pinin! Mbelesha atje i harruar me orë të tëra.
Për orët e bukura të kaluara me Lasgushin
kam kënaqësinë të them se ishin ashtu siç e
përshkruan poeti Viland kohën e bisedave me
Gëten:
«Me të dhe ditët si orë kalonin
Dhe vetë orët si çast fluturonin»
Ra. kthehesha. në shtëvi mundohesha të shkruaia
besnikërisht ato aë kisha dëaiuar. Me besimin se
nië ditë do të shihnin dritë dalënaadalë shëni-
m.et u shumuan e. morën trajtën që do të gjeni
te faqet në vijim...
18

