Page 23 - My FlipBook
P. 23

një revole në jastëk dhe një pushkë të varur
në musandër, prapa derës!

    *** Babai im punonte për Shqipërinë. Tani
këta i quajnë patriotë, po atëherë ju thoshin
shqiptarë. Babai quhej Sotir, po i thoshin Tirkë,
«Tirka i gjatë», se babai ishte i gjatë, po më
shumë i thoshin «Tirkë shqiptari». Kështu ishte
edhe xhaxhai im edhe disa të tjerë. Njëri ishte
«Gjokë shqiptari». Këta kishin lidhje me ko-
mitët. I strehonin, i ndihmonin. Në shtëpinë e
një kushëriut tim vinte dhe Themistokliu me të
vëllanë, Telemakun, ose me të tjerë. Vinin natën,
fshehtas, dy-tre veta bashkë, të armatosur.

     Themistokliu ishte trim dhe vinte nganjë-
herë edhe vetëm.

     Me kë ke ardhur e pyeti një nusja e kushë-
ririt tim. Themistokliun, dhe ai iu përgjigj; Me
Themistoklinë!

   Po në Pogradec kishte dhe grekomanë dhe tur-
komanë.

     Turkomanët më të liq ishin bejlerët e Staro-
vës. Ata e zunë Telamak Gërmenjin, të vëllanë
e Themistokliut, dhe Menduh Zavalanin dhe i
mbytën në liqen me nga një gur në qafë.

     Grekomanët e kishin inat babanë. Babai virte
kur e kur në Korçë ose në Manastir për të blerë
mallra për dyqanë. Njëherë kur do të shkonte
babaj, bashkë me xhaxhanë për në Korçë i
thotë një nga këta grekomanët:

     O Tirkë, shpjere një çikë këtë letër në filani,
në Korçë, Mirë, thotë babai, dhe e mori.

     Kur po afroheshin në Korçë babai 1 tha të

                                                                       21
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28