Page 27 - My FlipBook
P. 27
Lycës Français, Lionais, dirigee par les Freres
Maristc (1).
dhe më poshtë:
Ouvre les portes a tous les Universiie du
monde. (2)
Drejtohej nga vëllezërit Maristë, priftërinj,
por shkolla ishte laike jo fetare.
Kur u ktheva në Poradec, pas lufte, më pritnë
nëna, motrat dhe shtruam të hanim darkën.
Po Buba kur vjen? — pyeta unë, se ashtu i
thoshim Jaabajt, Buba, emër ky që të fuste frikën
asi kohe.
Jo, jo, babai qe i urtë, po atëherë respekti
qe i madh për më të mëdhejtë dhe të vegjlit s’flis-
nin para tyre, para babait dhe prandaj na thoshin
nënat: pusho, se vjen Buba!
E kur pyeta unë, murga nënë më tha:
Babanë e ndjeu perëndia.
— Po a la, moj nënë, ndonjë porosi per mua
para se të vdiste?
— Po hiç, o bir, ja, tha: të vazhdojë shkollat...
*** Nëna ime kishte talent, fantazi të madhe,
i krijonte vetë përrallat. Kam marrë prej prin-
dërve pak a shumë atë që pati marrë Gëte, siç
shkruan ai vetë:
Vom Vater Hab’ich die Statur
Des Lebens ernstes fuhren,
1 — Gjimnaz francez, i Lionit i drejtuar nga vëlle-
zërit Maristë.
2. — Hap portat në të gjithë universitetet e botës.
25

