Page 31 - My FlipBook
P. 31
është një tip i veçantë. Do të punojë shumë, të
fitojë shumë, të vishet mirë, të rrojë mirë.
Sapo hymë në restorant doli i zoti na priti.
Urdhëroni zoti Asdren, urdhëroni!
Në çdo restorant shqiptar që vinte Asdreni,
s’bënin kabull t’i merrnin para*.
Sot ju kam sjellë dhe Zotin Lasgush — tha
Asdreni.
Mirse na urdhëruat! Ne ju kemi dëgjuar, zoti
Lasgush; po s’ju njihnim. Të na vini gjithnjë.
Pastaj bashkë me Asdrenin, shkuam në dho-
mën ku banoja unë.
Përdhese. E ftohtë. E pashtruar.
Po pse s’ke shtruar ndonjë rrogoz-o Lasgush,
— tha Asdreni.
S’kam para, — i thashë.
Eja me mua^ Dhe më shpuri në një dyqan të
një korçari tjetër që shiste edhe rrogoza. Jo si
këta që bënin këfu, po të trashe, të thurur bukur.
— Kush të pëlqen — më tha i zoti i dyqanit.
— Ja, ky; i thashë. Ç’të zgjidhja! Rrogoza
ishin.
* — Në Korçë kam takuar njëherë një kushëririn
tonë. Ishte rrobaqepës dhe kishte punuar ca kohë në
Rumani.
Duke biseduar me të, ia shpura fjalën te Asdreni.
— A e ke njohur Asdrenin?
— Si jo Ishte plak i urtë. S’kishte njeri. Vetëm ecte
gjithmonë. Qe njeri shumë i mirë, E deshin të tërë
shqiptarët
Tetoja ime në Rumani, kur e shikonte nga dritarja e
thërriste: Hajde Asdren, se kam bërë lakror! (Shënimi
është imi (P. K.)
89

