Page 33 - My FlipBook
P. 33

që nga origjina e saj deri në ngritjen e flamu-

rit, me një zotësi të rrallë.
    Ato që mbajtën shënim stenografët u sistemu-

an, u daktilografuan, ia treguam edhe njëherë
Jorgës dhe e shtypëm si libër. Këtë libër pastaj
ua jepnim të ftuarve, personaliteteve të shquara
apo atyre që interesoheshin të dinin se ç’ishte kjo
Shqipëri.

   *** Më 1909 jam regjistruar në klasën e parë të
Liceut në Manastir. Atëherë më kujtohet se kam
bërë poezinë e parë. Vargje pata bërë edhe më
parë, po s’më kujtohen. Kur isha, pra, në Manas-
tir, babai më dërgonte ndonjë qeskë me ushqime
me qiraxhinjtë që vinin.

    Letrat që dërgoja në shtëpi i shkruaja në var-
gje, ja, si kjo që më kujtohet:

           Qesen që më solli Miti,
           Kur e pashë, më çuditi,
           Thashë se mos kishte rrushka,
           Po qe mbushur me kajkushka.

     Atëherë kam shkruar edhe një poezi për
dëshmorët e Orman Çifligut:

Galiçica mal’i thatë
Me dëborë mbushur plot.
Qajnë burrat, qajnë gratë,
Qajnë vajzat derdhin lot...

                             31
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38