Page 38 - My FlipBook
P. 38

tha Asdreni. Edhe mua kështu ma bënë njëherë
kur do të merrja pasaportën, po janë të mirë.

    S’janë të liq, po duan rregull, saktësi. Dhe
rregulli e saktësia do kulturë dhe edukatë të
lartë. Ata i kanë, ne s’i kemi.

   *** Ne Austri, në Graç, shkova kur isha njëzet
e ‘katër vjeç, për të vazhduar atje studimet..

    Që të mësoja mirë gjuhën, nuk desha të rri
në pension, por kërkova dhomë në ndonjë fa-
milje. Kërkova dhe ndërrova dhjetë shtëpi. Më
në fund gjeta një që më pëlqeu.

     Mbasi ramë dakord për çmimin, asaj zonjës
së shtëpisë — Pihler e kishte mbiemrin, i thashë:

     Zonjë, të më falni, se juve ndoshta s’ju pël-
qen, por unë, veç të tjerave që folëm'/ kam edhe
këtë kusht: Kur s’jam në shtëpi, jam në Univer-
sitet dhe kur s’jam në Universitet, jam në shtë-
pi. Përkundër, tha ajo, një njeri i tillë na pël-
aen më shumë. Unë u nisa të iki, të vete të marr
valixhet që atje ku i kisha lënë. Te porta zonja
Pilher më pyeti: Më falni, por nga ç’vend jeni?

     Nga Shqipëria!
   Më falni, zotëri — tha — pom e shqiptarë s’dua
të kem të bëj. Kam pasur disa dhe përveç të
tjerave, më kanë ikur pa paguar. Më falni. po
më mirë kërkoni ndonjë dhomë. gjetkë. Zonjë e
 nderuar, — i thashë — ju e dni fort mirë se edhe
pallati më i bukur e më i madh e më luksoz që të
 jetë, edhe ai e ka një klozet.

 36
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43