Page 43 - My FlipBook
P. 43
*** Kur u ktheva nga Athina më 1920, në
Pogradec ishte një mësues, Sheref Zaimi i tho-
shin. I pëlqente poezia. Atij ja tregova poezinë.
«Në çetele të kujtimit...»
atëherë fjalën çetele e kisha vënë rabozh, po pas-
taj e ndërrova, se le që ishte fjalë sllave, po
s’ishte as poetike.
E, këtij mësuesit, i pëlqeu shumë poezia dhe
pa se sa shumë kisha punuar unë për ta bërë.
Ai shkroi në një gazetë pastaj (unë e lexova në
Rumani, se kisha ikur atëhere) — atë gazetë e
kisha, po s’e kam më, se kjo poezi i pëlqente dhe
se unë, thesh, kam parë me syt’ e mij shtatë-
dhjetë e pesë variante të kësaj poezie që i kisbte
bërë Lazar Gushua. Për këtë ca të tjerë e shanin:
ç’farë poeti qënka ky që na e lëvdoke ti kur
s’bën dot fët e fët një poezi, po bëka shtatëdhjetë
e pesë variante.
Atëherë në Pogradec studioja shumë. Rrija
mbyllur në një dhomë timen dhe studioja. Se
po nuk studiove shumë, nuk bëhesh dot poet.
Dhe poet të bëhesh o i madh, o hiç, se po s’qe
i madh, je hiç në art. Arti, siç kemi thënë, ka
vetëm një gradë, gradë të parë.
Një natë, ishte natë shumë e bukur, Maj ish-
te. Në kopshtin tonë këndonte bilbili. Tërë Po-
gradeci flinte. Flinin të tërë dhe në shtëpinë ti'-
me. Unë studioja. Kur, dëgjoj këmbët e rojeve të
natës që qëndruan poshtë dritares sime.
Ata kishin kohë që vinin re se në tërë Po-
gradecin vetëm unë kisha dritë aq vonë. Njëri
41

