Page 44 - My FlipBook
P. 44
nga rojet qe si poradecar, tjetri jo. Qëndrojnë dhe
bisedojnë. Ç’është kjo llambë për natë?
— Është një i çmendur.
— Jaaa!
— I çmendur është po dhe i çmendur s’është.
Thonë se di shumë. Vetëm se tërë ditën rri mby-
llur. Del në mëngjez herët nga liqeni dhe pastaj
shkon e mbyllet brenda. Merret me libra. Kur të
tjerët i shuajnë llambat, ky i ndez.
— E po, i marrë qenka!
Unë dëgjoja dhe atëherë mora vesh se ç’thu-
heshe për mua në Pogradec. Ishte ora nja dy e
gjysmë pas mesit të natës. Zbrita poshtë ku flinte
im vëlla. Ngrehu, Pandel! — i them. Ai. nëpër
gjumë: Ç’ke? — Ngrehu të gjejmë një kalë se do
iki. Do të iki në Rumani.
Ika dhe nga inati atëherë ndërrova dhe emrin
që të mos mermin vesh kush isha, e bëra Las-
gush, po prapë malli për vendin s’më la. E
shtova dhe atë, Poradeci, prapa!*
*** Kur u ktheva nga Austria, në Tiranë u
emërova profesor në gjimnaz, po rroga do të më
fillonte pas gjashtë muajsh.
Para nuk kisha. As të njohur nuk kisha. Njih-
ja vetëm Eqrem Çabeun. Ai më rekomandoi në
një i njohuri i vet, Fuat. Fuat. i thoshin, nga Gjiro-
kastra. Kishte Hotelin «London» dhe një si res-
torant.
Në ky hotel flija.'
Pas një muaji, ky i zotj i hotelit, më tha:
42

