Page 41 - My FlipBook
P. 41

vjetorin e vdeKjes së Naimit. Kryeredaklor të re-
vistes më zgjodhën mua.

    Unë, Eqrem Çabej dhe disa të tjerë propo-
zuam që numëri i parë i revistës të ishte vetem
me material mbi N'aimin. Shumë të tjerë deshën
të bëhej vetëm një artikull për Naimin dhe pastaj
të kishte materiale të tjera. U bënë diskutime, po
si shqiptarë që jemi, nga diskutimi u kalua në
të thirrura, pastaj në tyerje dhe në fund në
sherr.

    Mbledhjen e bënim në katin e dytë të një ka-
feneje.

    U shanë njëri me tjetrin edhe si toskë e gegë
dhe një i quajtur Frid Frashëri, rrëmbeu një shi-
she dhe qëlloi Vangjel Karajanin. Ky uli kokën
dhe shishja theu xhamin dhe doli jashtë.

    Dhe të gjitha këto, ku? Në Grac! Në Austri!
    Në Austrinë që shkencëtari i madh francez
Ogyst Pikar, (Auguste Piccard) ai që zbuloi
stratosferën, kur na mbajti një konferencë në
shoqërinë gjeografike «Uranus», e quajti:
     La nation, la plus polie du monde! (1)
Edhe Çabej u zu me Kolë Mirditën.
Më në fund gjakrat u qetësuan, po inatet mbe-
tën. Do ta vras Kolë Mirditën — thosh Çabeu
— se më ka sharë rëndë!
     Më vonë unë u sëmura dhe u shtrov?. në
spilal.
     Çabeu shkoi nëpër të gjithë studentët që të
mblidhte ndihma në të holla për mua. Shkoi

1) — Kombi më i sjellshëm në botë.

                                    39
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46