Page 39 - My FlipBook
P. 39

Kështu edhe çdo popull, sado d mirë të jetë,
ka edhe njerëz të ndyrë. Ne ndoshta kemi ca më
shumë, se jemi popull ende i paqytetëruar. Juve
e dini që mund të gjej lehtë një dhomë tjetër,
ndoshta edhe më të lirë edhe më të mirë, po
tani dua të rri këtu me çdo kusht, se dua të
ndërroni përshtypjen që keni formuar për shqip-
+arët.

    Dhe në këtë shtëpi ndenja pastaj dhjetë vjet!
    Atëherë studioja gjithë ditën dhe deri vonë pas
mesnate. Sa herë hapte ajo zonja portën, më
gjente shtrirë dhe me libër në dorë.
    Herr Lasgush — më thosh — mjaftë studiuat,
se kam frikë, ndonjë ditë, kur të hap pcrtën, s’do
të gjej më Lasgush, por një libër të madh të ha-
pur në vendin tuaj!*

   *** Kur shkova për studime në Austri, zura
një dhomë me qira te një familje. Pagova një
muaj për të fjetur e për të ngrënë. Pazarin e pata
bërë me të zonjën e shtëpisë.

    Fjeta natën e parë. Pastërti. Qetësi. Shumë
mirë. Austri!

    ,U zgjova në mëngjes, u lava dhe u bëra gati
për të ikur.

    — Tani do t’ju sjellim mëngjesin — tha e
zonja e shtëpisë.

     Dhe unë u ula pranë tavolinës që kisha në
dhomë.

                                                                   37
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44