Page 37 - My FlipBook
P. 37

***Kur erdhi ,|Fan Noli në fuqi mua rnë
akordoi bursë për studime. Telegrami që më
lajmëronte për këtë gjë kishte ardhur në Selinë
e Shoqërisë Shqiptare të Bukureshtit. Asdreni,
që ishte njeri shumë i mirë, dërgoi më thirri në
seli dhe kur vajta, doli më priti në shkallet.

    Po, ku je mor Lasgush — më tha — se të ka-
në emëruar bursist në Gjermani. Kështu thosh
telegrami. Më dërgonin për të studiuar albano-
logji në Gjermani, në Berlin. Aq dinin. Nejse.

    Vajta të marr pasaportën në Konsullatën Au-
striake në Rumani. Ishte ora nja dhjetë, në
mëngjes.

    Kommen Sie bitte um Zwolf Uhr (1) — më
tha ai nëpunësi.

    Ëdhe unë vajta në ora dymbëdhjete. Kur vaj-
ta, porta e zyrës të atij nëpunësit ishte e hapur
dhe po dilte.

     Erdha — i thashë — të marr pasaportën.
    Junger Herr — më tha. — Die Uhr ist eine
minute voruber Zwelf, Kommen Sie morgen um
Zwelf Uhr. (2)
     U inatosa, po s’kisha ç’të bëj. Vajta në As-
dreni.
    Po këta austriakët qënkan të liq — i them.
të poshtër, këta qenkan maskarenj, këta qenkan..,'
    Ç’ke, Lasgush?
     Ia tregova ç’më ndodhi dhe prapë thosha:
Këta qenkan të liq..: Jo Lasgush, janë të mirë —

     1 — Ejani ju lutem në orë dvsmbëdhjetë.
    2 — Djalosh — më tha — Ora ka kaluar një mimutë
nga dymbëdhjeta, ejani nesër në ora dymbëdhjetë.

                                                                   35
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42