Page 46 - My FlipBook
P. 46
por Bukuresht. Vetëm letra nuk ishte aqë e mi-
rë, po nuk kuptohej.
*** Kur u ktheva në Shqipëri, fama ime ishte
e madhe.
Atëherë kryepeshkopi i kishës Ortodokse më
thirri t’i bëja një vizitë. Më priti me gjithë të
mirat.
Ne tha — e kemi për nder që sot poeti më i
madh i Shqipërisë është i krishterë. Pastaj, në
prezencën time, mori në telefon në restorant të
një shkodrani dhe i tha se aty do të vijë të hajë
këtej e tutje zoti Lasgush. Paguan kisha!
Dhe unë vija haja. Vinin me mua dhe disa
sahanlëpirës, se kur je i madh, ke rrotull shumë
sahanlëpirës.
Atëherë doli në qarkullim «Ylli i zemrës». Me-
qenëse u shit shpejt, unë desha ta ribotoj. Në bi-
sedë e sipër një ditë këtë mendim ja thashë pesh-
kopit. Posi jo — tha — këtë e merr përsipër ki-
sha. Mori telefonin dhe thirri djalin e Luarasit
që kishin shtypshkronjën. Biseduam, zgjodhëm
edhe letrën në mënyrë që ribotimi të bëhej një-
lloj si ai i botimit të Bukureshtit.
Ne — tha Kryepeshkopi — rnacrim përsipër
shpenzimet, por duam që në faqen e parë ose të
fundit të vini që kjo u botua nën kujdesin e
Kryehirësisë së tij...
Unë nuk isha dakord, atëhere ai, përsëri në
prezencën time, mori në telefon atë restorantin
44

