Page 48 - My FlipBook
P. 48

Është shoku Ministër? — i them,
    Ç’e doni?
    S’kam ardhur të te them se ç’e dua, po të
të pyes është apo jo? Ai u tremb nga toni i fja-
lëve të mia dhe tha: Është i zënë. Thuaj, Las-
gush Poradeci kërkon një takim prej një minute.
Meqë nuk më njihte, ai partizani tha se kushedi
kush isha.
     I tha dhe unë hyra.
     Sejfullai ishte ulur në kolltuk. Kur hyra,
nuk u ngrit. Dhe unë s’prita shumë, u ula dhe
unë në një kolltuk përkundrejt, larg; Sejfulla
— i them — as shoku, as hiç nuk i thashë. Sej-
fulla, nga e di ti që unë u shita në Zogu?
     Jo, Lasgush, unë them se si do të bëheshe.
     Ti s’thua si do të bëhesha, po si u bëra9 se
ti, në atë shënimin, flet në aorist:

     «Lasgushi hyri në pellgun oportunist të inte-
lektualëve të asaj kohe dhe u bë poet dallkauk»,

    Dëgjo Sejfulla! Çdo gjë tjetër ti mund të ma
marrësh po nderin tim si poet shqiptar ti s’mund
të ma marrësh.

    Në këtë çast hyri roja dhe tha: Po vjen Koçi
Xoxja.

     Sejfullai më tha: Eja njëherë tjetër të bise-
dojmë.

     Hyri Koçi Xoxja dhe unë dola.
     Më nuk shkova, se s’kisha ç’ti thosha.
  Më nuk më thirri, se s’kishte ç’të më thesh.

 4G
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53