Page 53 - My FlipBook
P. 53
kenë mësuar të parën gjë, se si të urrehen. Këtë
ua mësonin qeveritë e tyre.
Po, ku është mbreti Kostandinos? Ku është
Zogu?
Tani, ne që patëm mësuar të urrehemi, ka
ardhur koha të mësojmë të duhemi. Dhe farën
e dashurisë e mbjellim ne, njerëzit e kulturës.
Ju kini bërë një luftë legjendare kundër Tur-
qisë që e kujtojmë edhe sot me poezite si kjo:
U mplaka, djema, si komit,
Për dyzet vjet si kapedan
Si kapedan i kleftëve
Do shkoj të shlodhem
Si murg në manastir,
Po poshtë rasës së zezë
Do t ’i mhaj rohat e komitit
Dhe s’do të ve të djeg thimiam
Po barot do hedh të digjet.*
Dhe poezitë dhe këngët si kjo i bënë ata djemtë
tuaj të vishen ushtarë dhe të shkojnë në front
përpara se të jepte urdhër qeveria për mobili-
zim dhe i zunë italianët të gjallë.
Po edhe unë s’do të isha sot t’ju flas këtu
po të mos kisha patur një stërgjysh me emrin
* — Këtë poezi ma recitoi greqisht të tërë dhe pastaj
më bëri përkthimin varg për varg, duke thënë gre-
qisht pastaj shqip. Ishte poezi që i pëlqente shumë,
ma kishte përmendur dhe herë tjetër.
51
/

