Page 49 - My FlipBook
P. 49

*** Duhet të ketë qenë viti 1960... ndoshta edhe
më parë... S’e mbaj mend se kush më prezantoi
aty në kolltukët e klubit të shkrimtarëve dhe
artistëve, me të ndjerin plak, shkrimtar e pa-

triot Milto Sotir Gura.
     Fjalë pas fjale biseda erdhi shpejt aty ku

më tërhiqte mua më tepër, te poezia. Vetvetiu,
përderisa flitej për poezi, doli dhe emri i Las-
gustut.

     — Ç’më flet për Lasgushin, — tha i ndjeri
Milto; — Lasgushi ka tridhjet vjet që ka vde-
kur!

     — Pse? — pyeta unë.
    — Përderisa s’krijon; domethënë se ka vde-
kur!
     Atëherë Milto Sotir Gurra, nga mosha, ishte
për mua gjysh. Desha ta kundërshtoja, po s’mu
nda. S’guxova.
     Më nguli një gozhdë që më dhëmbte, por që
s’e nxirrja dot.. Dhe kjo gozhdë më ka dhëmbur
nja pesëmbëdhjetë vjet me radhë, deri atëherë
kur Lasgushi më dha të lexoj «Kamadevën», për
të cilën më kish folur shpesh herë më parë.
     Ishte pasdite. Shëtisnim nëpër rrugët e Tira-
nës dhe bisedonim. I thashë: «Kamadeva» më
pëlqeu shumë dhe ca më shumë më pëlqeu që
e bëtë në këtë moshë kur të tjerëve s’ua pret
mendja se mund të krijoni dhe se provuat që
është akoma shpejt për mjellmën e Pogradecit
që të këndojë këngën e fundit. — Ç’pret — më
 tha — nga injorantët? Ç’pret nga ata që s’kanë
 kulturë? Po e dinë ata Sofokliun e Greqisë së
 vjetër?

                                                                    47
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54