Page 52 - My FlipBook
P. 52

tur t ’ia blija që porsa lë dilte në shitje dhe pri-
ste i shqetësuar. E gjeta duke parë një copë ga-
zetë të prerë nga «Drita» e datës 1 shkurt 1981
ku ishte një vizatim mbi luftën e Kaçanikut.

     Po e shikoj, tha, se mos gjej ndonjë gjë për
poemin që po vazhdoj për Kosovën, po ky piktor
paska bërë këtu edhe një ushtar turk qe ka hyrë
gjer në pozicionet e shqiptarëve. Po të linin
Ded Gjo Lulët ty, o turk, të vije kaq pranë?
Të thuash për kosovarët se janë trima është te-
për pak. Ata janë kreshnikë!

     1 thashë se i kisha sjellë fjalorin. U gëzua
me një gëzim të çiltër prej fëmie. S’dinte ç’të
bënte që të më kënaqte. U ngrit dhe mbushi
dy gota me raki rrushi nga Pogradeci.

    Gëzuar, i thashë, ta punosh gëzuar e me shën-
det!

     Gas paç — më tha — po tashi m’u hap një
punë e madhe me këtë. Duhet të studioj siste-
matikisht, se mos gjej ndonjë fjalë të përshtat-
shme për poemin e Kosovës. Duhet punë. Se
kultura bëhet me punë, dhe ne e bëjmë këtë se
përfaqësojmë kombin. Ne, njerëzit e kulturës, e
bëjmë dhe e përfaqësojmë kombin.

     Unë mund ta përfaqësoja kombin shqiptar,
për shembull, në Greqi, po të isha mirë me shën-
det dhe të mundja të vija. Them kështu, jo se
dua të vete, po se duhet të vete për ta përfaqë-
suar Shqipërinë me dinjitet në ato kongrese a
mbledhje me njerëz të kulturës. Po të flisja atje.
do të thosha: «Zotërinj! Grekë!

     Të dy popujt tanë kanë patur fatkeqësinë të

50
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57