Page 57 - My FlipBook
P. 57

*** Vani Cico Kosturit iu vra djali në Or-
man Çiflik të Korçës, dhe ai vajti e mori dja-
lën vetë. Gjylja i kishte hapur kokën djalit dhe
i qenë derdhur trutë. Me duart e veta Vani Cico
Kosturi ja mblodhi trutë djalit. Nuk qau, po i
tha: Ta kam zili, o bir, për këtë vdekje të bu-
kur që bëre, se ti vdiqe për atdhe.

            K y qe Vani Cico Kosturi.
            Ka patur burra Korçal

     * * * Në Manastir, kur bëhej Kongresi i Ma-
nastirit, shkoi dhe Çerçizi me Mihalin. Që të dy
të armatosur.

     Për në vendin ku do të mbahej Kongresi
shkuan hipur në një llandon luksoz të tërhe-
 qur nga katër kuaj. Rrugës përmbi ta fluturon-
te një korb. Kjo gjë Çerçizit iu duk si një she-
një e keqe. Shau me një sharje të rëndë, siç
 shajnë burrat, dhe ngriti pushkën e qëlloi.

     Karroca ecte, korbi fluturonte, por Çerçizlt
 korbi nuk i shpëtoi.

     Të lumtë Çerçiz — i tha Mihali — Kongre-
 si do të na vejë mbarë!

      * * * Mbaj mend, isha i vogël, në kohën e
 Turqisë, kur zbrisnin fshatarët ditën e pazarit,
 ishin të gjithë me pushkë, të armatosur dhe pa-
 zari dukej si një pyll me pushkë.

                                                                       55
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62