Page 58 - My FlipBook
P. 58

* * * Risto Siliqin s’e pata njohur sa ishte
gjallë. Ka qenë patriot dhe luftëtar. Luftoi për-
krah Dedë Gjo Lulit në luftën që bëri Kosova
kundër Turqisë. Për ngjarjet e kësaj lufte
shkroi librin: «Pasqyra e ditëve të përgjak-
shme».

    Ishte dhe poet. Poet patriot si të gjithë rili-
ndasit...

    Vdiq në kohën e Zogut.

     Pasi kish vdekur, unë shkova në Shkodër
të kërkoja mos kishte lënë ndonjë shkrim. Me
të pyetur andej e këtej e gjeta shtëpinë. Adre-
sën e mbaj mend dhe sot: Rruga e Gurazesve
Nr. 18. Trokita, më doli një grua.

    Zonjë — i thashë — unë jam profesor (pro-
fesor i thashë, se me këtë emër, me këtë titull,
përmblidheshin të tërë njerëzit me shkollë atë-
here) dhe dua të di në ka lënë ndonjë shkrim
i ndjeri, burri juaj, se dua të shkruaj për të.

    Unë, zoti profesor — më tha — s’di se ç’bënte
burri. Ja, atje është një arkë që ka ca libra.
Shiko atje.

    Pashë dhe gjeta dorëshkrime. U gëzova.
    — A mund t’i marr unë këto? — i thashë.

    — Merri.                *■

    Po të mos i kisha marrë unë, mund të ki-
shin humbur.

    Jo mund, po do të kishin humbur!

    Unë i mora, i studiova dhe i ndava në dy
pjesë poezitë që kishte shkruar: Ato me vlera
linguistike (se kishin fjalë të rralla, të pa për-

56
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63