Page 63 - My FlipBook
P. 63

metat, që të formojmë kështu figurën e pastër
të patriotit.

    Kështu formohet shpirti i kombit.
     Emri patriot është i madh, por duhen kua-
litete që ta meritosh!
    Ja, për shembull, Fishta!
    Kur erdhi Italia e bëri anëtar të Akademisë
së Italisë. Mirë. Po ti Fishtë, poet shqiptar, çdo
që vete në Akademinë e Italisë dhe mban fja-
lën e prezantimit; -«E drejta romake në Shqipë-
ri»? Pse të mos flisje për poezinë popullore
shqiptare që ti e njeh aq mirë?
     Kjo është njollë.
    Ja dhe Asdreni. S’ka patriot më të kulluar!

     Po ç’vete më bën atë poezinë: «Besim, Bi-
ndje, Luftim»?

     Të lejohet ty Asdren kjo?
    Politikani le të bëjë ç’të dojë. Patriotit te
vërtetë s’i lejohet. Ca më pak, poetit!

    JNfe, kur vemë në duke këto të meta, nuk
kem- qejf të shajnë njërin e tjetrin, por duam
të formohet e pastër ndërgjegjja e kombit që
asnjëri të mos ketë iluzion se mund të quhet ose
të vetëquhet patriot, duke pasur njolla të tilla.

     Figura e patriotit duhet të mbahet e pastër.
Këtu s’duhet të falim! As bota nuk falin asgjë.
Le të jetë makar. Perandor!

   Napoleoni i Ill-të perandor ishte, por Enci-
klopedia Larousse shkruan për të: ishte kopil.

   Pse e shkruan? Që ta shajë? Jo, por të jesh Pe-
randor duhet të kesh kualitete të tjera nga një
njeri i zakonshëm,

                                                                       61
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68